Maxhoranca dhe opozita dhanë sinjalet e para për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore, me formimin e Parlamentit të ri në shtator. Krahas akuzave për manipulimin e procesit, demokrati Oerd Bylykbashi shprehu rëndësinë për një reformë konsensuale dhe gjithëpërshirëse në parlamentin e ri.
Pavarësisht se mazhoranca ka një lexim tjetër të rezultatit zgjedhor, socialistët treguan mirëkuptim përmes gatishmërisë së Damian Gjiknurit për të ulur në dialog.
Pjesë të debatit për zgjedhjet parlamentare u bënë edhe dy përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së në reformën zgjedhore Bylykbashi-Gjiknuri, që nga foltorja e Parlamentit treguan gatishmërinë e palëve për t’iu rikthyer tryezës së dialogut.
Deputeti demokrat duke cituar nene nga raporti paraprak i OSBE ODIHR ngriti shqetësimin për pabarazi në garë, por socialistët kishin një lexim tjetër.
Por akuzat duket se i lanë vend edhe argumentit politik, se në shtator duhet një reformë gjithpërfshirëse duke dhënë kështu sinjalet e para për një komision të posaçëm.
Miratimi i një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse është edhe kërkesë e ODIHR ku në raportin paraprak nënvizon se palët duhet të angazhohen për një Kod Zgjedhor gjithëpërfshirës, duke përfshirë rekomandimet e raporteve të fundit zgjedhore.
Prap bylyku flet qe ta ndryshe qe e ka bere e ka qene dakort
Ujqer e cakalle merren vesh. Me keta plehra kot bejme kode zgjedhore, ligje ELEKTORALE e ZGJEDHJE. KETA E COJNE REZULTATIN NGA TE DUAN, GJITHNJE "ME LIGJ, NE MENYRE TE LIGJSHME" MAFIA SHQIPTARE POLITIKE SI MAFIE E NENVLERESUAR NGA SHBA E BE, DHE PSE ASHTU UA DO PUNA ATYRE... KETO DY FORCA TE ERRETA NUK LEJOJNE SHQIPTARIZIMIN E POLITIKES DHE DEMOKRATIZIMIN E VERTETE TE SHQIPERISE!!!! ZULLUMOKRACIA E PAZAROKRACI VRASIN Vlera e parime, te drejta e te ardhmen e rinise SHQIPTARE...
Bylyk (bashi) mu duk i plakur te euronews!.....edhe i lodhur!.....
Historia ka treguar se hartimi nga këto dy parti i një Kodi Zgjedhor kushtetues me të cilin të behen zgjedhje të pakontestueshme, siç ka ndodhur dhe po ndodh aktualisht, do jetë një produkt tërësisht në interes dhe me pazar të tyre. Jo arnim i Kodit ekzistues dhe ky, siç ka ndodhur këto 35 vjet, të mos jetë i minutës së fundit, por një Kod ku politika të mos ketë rol në zgjedhje, ku partitë në konkurim të jenë të barabarta dhe të mos kenë asnjë prioritet, apo benefite ekstra. Që të arrihet këtu si fillim duhet riparë apo rihartuar Ligji për Partitë Politike dhe e dyta më e rëndësishmja, komisioni për ribërjen e reformës zgjedhore të mos jetë partiak, aq më pak i PS-PD si deri më sot, me gjiknurë e bylykë. Komisioni të miratohet në Kuvend, ku të përfshijë ekspertë të pavarur të spikatur si konstitucionalistë, profesorë të juristprudencës, nga shoqëria civile dhe pa tjetër i asistuar nga ekspertë të jashtëm si nga ODHIR etj. Ky draft t'i nënshtrohet një debati publik dhe në fund, mbasi të marrë dhe opinionin e Komisionit të Venecias të shkojë për miratim në Kuvend, ku ashtu si në reformën në drejtësi mundësisht të votohet nga të 140 deputetët e Kuvendit. Të shohim nëse menjëherë pas shtatorit, do të jetë ky vullnet, kur pas dy vjetësh do jenë zgjedhjet për pushtetin vendor.