Kërkuan përsëritje të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër - KAS rrëzon PD-në

5 Qershor 2025, 15:50Politika TEMA
Kërkuan përsëritje të zgjedhjeve në Korçë,

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve mbyll shqyrtimin e ankimimeve të Partisë Demokratike për tre qarqe të tjera.

Pas Kukësit, demokratët rrëzohen edhe për pretendimet e tyre në qarqet Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër. Vendimi është marrë ditën e sotme, teksa KAS i kishte shtyre shqyrtimet nga seancat e kaluara, për grumbullim, dorëzim dhe verifikim të tyre, para se të shprehej me vendim.

PD u rrëzua në pretendimin e saj për pavlefshmëri të rezultatit të tabelave përbmbledhëse të certifikuara nga KQZ për zgjedhjet e 11 majit dhe përsëritjen e tyre.

Demokratët, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre Marash Logu dhe Franc Nuri, pretenduan parregullsi gjatë fushatës me “asfaltin elektoral”, përdorim të administratës dhe patronazhistëve, mungesën e fletëve të papërdorura në kuti dhe devijim të votës së diasporës.

Por të gjitha këto pretendime u rrëzuan për mungesë provash, pasi nuk u dorëzua asnjë filmim apo dokument që i provonte, teksa gjithashtu verifikimet e disa kutive në qarqe të ndryshme deri tani i kanë dhënë të drejtë KQZ-së.

Në Korçë socialistët fituan 6 mandate kundrejt 4 të PD, kurse në Lezhë demokratët fituan 4 ndaj 3 të mazhorancës dhe në Gjirokastër kjo e fundit mori 3 deputetë, kurse PD vetëm një.

1 Komente

  1. U
    Ushtari.

    Me thoni nje vite kur keta te PD nuk kane kerkuar ndonjehere ato qe po kerkojne sot.Gjithmone te njentin avaz kane keta.Edhe neser po te behen prape zgjedhjet ata do ti kundershtojne e do thone nuk i njohim se ishte shume vape e na iku mendja fare.Meta duan vetem fitore qe PS tja fale ne tavoline se ne fushe te lojes keta te hane mune.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje