Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka folur sot në Kuvend në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
Ai ka thënë se Reforma Zgjedhore është bërë si ka dashur PD dhe mbi të gjitha, sipas tij, është faji që opozita nuk di të bashkohet.
"Dua të them diçka për pjesën që tha parfolësi se reformat duhet të jenë konsensuale, në fakt jam shumë dakord dhe unë jam dëshmitar i gjallë i reformave konsensuale, sepse dhe ndërhyrjet e fundit ligjore që u bënë në 2024. Se është e rëndësishme që ta dijë publiku, se është e rëndësishme që t’i rikthehemi kujtesës diçka për sa i përket disa pikave kyçe, thelbësore, zgjedhore janë shkruar nga opozita.
Çështja e votës së diasporës është shkruar nga e para deri në fund nga opozita dhe ekspertët e saj. Ju lutem mos të harrojmë, ligjin zgjedhor e kemi konsensual, madje raporti i ODIHR-it thotë se siguron një bazë të mirë ligjore dhe siguron garë konkurruese.
Administratë transparente dhe profesionale, natyrshëm në një mjedis të politizuar, edhe këtu është problemi kryesor që ka Shqipëria. Është mjedisi i politizuar. Në Shqipëri kemi një problem: humbësi nuk njeh zgjedhjet.
Edhe për sa kohë që humbësi përdor fuqinë e tij relative. Jam dakord me ato që thuhen, se duhet një reformë zgjedhore. Për t’u bërë i madh duhet të bashkohesh. E keni fajin vetë, nuk keni ditur të luani", - tha Gjiknuri.
Pd ja fut vehtes me ndryshimet ligjore si gjithmone
Mos u jep keshilla per mire, leri ta bejne me mut se c'e kane bere.
Z.Gjikenuri,Kodin zgjedhor te aprovuar me konsensus(te shkruar nga PD-ja sic thoni),mendoj qe nuk e keni zbatuar drejt(interpretimi i tij eshte i gabuar).Sipas Kodit zgjedhor vetem 1/3 ose 30% (ose 46 deputete )e deputeteve te rinj do te ishin nga lista e mbyllur.Ne fakt kane dale96deputete (sipas llogaritjeve te KQZ-s).Populli votoj per 44-deputet.Ne llogjiken time,ne Vlore nga 12 -deputete qe nxierr ky qark kane dale 7 nga lista e mbyllur dhe jo kater.Sipas % te deklaruara nga PS-ja duhet te ishin tre dhe PD-ja nje.E njejta gje mund te thuhet per cdo qark.Ne Tirane nga lista e mbyllur dolen26-deputete nga lista e mbyllur te dy partve te medha.Pra "Kodi konsesual" eshte nje hi syve per popullin dhe shume kandidate fitues ne baze te votave mbeten jashte Kuvendit.Sa per bashkimin qe i thoni opozites keni te drejte por,ata nuk mund te bashkoheshin me Saliun e PD-n,pasi dhe te bashkuar ata populli do ti ndeshkonte,duke u thene qe jane vegla te Saliut (sic edhe jane ne te vertet).