Dy anëtarët e PD në KAS vendosin rinumërim votash për Qarkun e Tiranës

5 Qershor 2025, 13:30Politika TEMA
Dy anëtarët e PD në KAS vendosin rinumërim votash për

Të gjithë kutitë e votimit të qarkut të Tiranës do të rinumërohen me kërkesë të dy anëtarëve të PD në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve. Vendimi u mor sot, edhe pse kërkesa e PD u rrëzua me shumicë votash nga KAS, por demokratët kanë kërkuar, sipas të drejtës që i jep Kodi, që të bëhet rihapja e kutive të votimit në të gjithë Tiranën, në të gjitha qendrat e votimit.

Bëhet fjalë për 1282 Qendra Votimi, kutitë e të cilave do të hapen dhe do të rinumërohen votat edhe për partitë edhe për kandidatët me qëllim gjetjen e provave për pretendimet e PD -së.

Përfaqësuesi i PD në KAS, Ledio Braho tha se data për fillimin e këtij procesi do të përcaktohet në një moment tjetër dhe i gjithë procesi do këqyret nga administrata e KQZ, ndërkohë që partitë politike do të kenë përfaqësuesit e tyre.

“Në lidhje me kërkesën për këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon, por me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do bëhet këqyrja e kutive të fletëv të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë ky proces merr kohë, duke qenë se janë 1282 QV, data për fillimin e këtij procesi do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën të caktojnë vëzhgues ndërkohe që procesi do këqyret nga administrata e KQZ, kështu që kjo seancë pezullohet për momentin”, tha Braho.

Vendimi nuk u mor me konsensus, por vetëm me kërkesë të dy anëtarëve demokratë, Elvis Çefa dhe Ledio Braho, pasi neni 138, pika 3 e Kodit Zgjedhor parashikon që “secili anëtar ka të drejtë të kërkojë dhe KQZ-ja është e detyruar të kryejë rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara në kuadër të kësaj procedure”.

"Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.48, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1326, date 24.05.2025, të KSHZ "Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 1 maj 2025". 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku - Tiranë. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Tiranë.

Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. 

Gjithashtu, bazuar në nenin 136, pika 3 e Kodit Zgjedhor, anëtarët z. Elvis Çefa dhe z. Ledio Braho kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.  Duke marrë në konsideratë që ky proces kërkon kohë për përgatitjen e logjistikës, fillimi i këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë", njoftoi KAS. 

Rezultati në Qarkun e Tiranës u nda me 19 mandate për Partinë Socialiste, 13 për Partinë Demokratike me aleatët, 2 Partia Mundësia dhe nga 1 për Nismën Shqipëria Bëhet, PSD dhe Lëvizja Bashkë.

11 Komente

  1. G
    Gomarlliku i fundit i berishizmit, ha ha ha

    Koston e rinumerimit duhet ta paguaje Shkelzeni i Saliut. Ndryshe ky vendim duhet te dergohet ne gjykate.

    Përgjigjjuni
    1. t
      titi

      Tani do te pjelli mali nje milingon.

      Përgjigjjuni
    2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Qorri po kërkon gjilpërën në kashtë!!!!?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doda

        Do te thote qe shumica e komisionit nuk ka vlere por pakica hajde dhimokraci hajde komision thellesisht politik I pa pershtatshem.prandaj vete puna mysybet se behen ligje te mbrapshta per tu shfrytezuar per ligesi

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te mjeret nuk munden me jetue ne demokraci

          Keshtu ndodh ku e lene rrugeve Saliun hajdut e kriminel vrases. Prandaj po degjeneron demokracia edhe neper bote. Prandaj nje sistem politiko-ekonomik kinez mund te jete me i mire, te pakten per vende si Serbia, Shqiperia, Kosova etj vende te ketij lloji.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cubi

            Kesaj i thon: germo tare germo. Me sa shikojm ate te mamit po gjejn.

            Përgjigjjuni
            1. E
              EU elections standard

              ATEHERE, RINUMERIMI TE BEHET ONLINE NE MEDIA!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Me te tilla Karlliqe jan zvarrit 34-vjet KERMAT

                Kta jane gjithcka tjeter se Plehra Njerezore ,por kurr Politikan. 34-vjet qe shgrryen LLUMIT te HALESE me u duk Politikan .Kostua qe ka Paguar e vazhdon te paguaj financiarisht-demet qe kjo Bande AntiKombetare i shkakton Shtetit Shqiptare kalon ne disa 100-ra Miljarda € pafrike kalojn ne Triliarda ,porse ky Shtet Demokratik ( I Kujt ? se Shqiptareve si perket !) ben sekur gjithcka te jet N o r m a l e !!!!!!!!! Kjo Marrezi e papare ne kte Planet. Dhe del Shalgjati nudo e na buzeqesh duke na then; Kjo eshte Pashaporta BE

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nuk eshte asgje

                  Po ky vis cefa akoma i sherben PS se Saliut. Kerkon te zere ndonje post? Ai nuk eshte i zoti per asgje.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Patrioti

                    Është e pakuptueshme dhe një ligj absurd e kontravers ku u jep të drejtë pakicës të vendos për numërimin e kutive të votimit të gjithë qarkut të Tiranës,kur vet komisionerët e sali kërmës i kanë firmosur procesverbalet e rezultateve.Po tani çfarë p…in e tëmave kërkojnë larot e saliut ???!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kur ha pilaf

                      Po,nëse nuk vërtetohet pretendimi i PD,shpenzimet pēr kryerjen e proçesit mos duhet ti paguaj ,partia që bën ankimimin Nuk ka arsye të abuzohet me taksat tona për hallin e familjes Berisha.Aty në kimisione i kanë patur të besuarit e tyre.Kësa i thonë:Komisionn o komision kush të pjerdh,kush të dëgjon..

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje