Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me akuzat e opozitës për parregullsi dhe vjedhje votash në zgjedhjet e 11 majit, ku Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë.
Braçe kritikoi ashpër retorikën e opozitës, duke kujtuar zgjedhjet e vitit 1996 si shembull të manipulimit elektoral.
“Unë dua të them dy fjalë për zgjedhjet. Nëse ka zgjedhje të vjedhura nga A te Zh-ja, por që vjedhura ama… Nëse ka një parti që i ka bërë të gjitha këto, është PD-ja e ’96-s. Këtu në këtë sallë kishte 156 deputetë dhe vetëm 9 deputetë të opozitës.
Ka pasur një parti që e ka bërë këtë gjë në gjithë historinë 35-vjeçare të vendit. Në këto zgjedhje të flasësh për shfrytëzim të burimeve ekonomike, patjetër që mua më bën shumë përshtypje.
Mjafton të shikosh sesi plani i taksave është tejkaluar me disa përqind; pra, njerëzve u janë grumbulluar paratë. Suficiti është më i lartë se ç’ka ndodhur ndonjëherë. Shpenzimet janë tkurrur, ndërkohë që njerëzve u janë mbledhur tatime dhe taksa, pavarësisht zgjedhjeve”,- tha Braçe.
Brace mire e ke dhe keni fituar por shikoni se votojne socialistet e punesohen demokratet ne do shembuj ke sa te duash dhe nuk do te keni sukses ne qeverisje me ato lloj njerezish pse !!!!! gjejeni dhe anlizoni ju dalin dhe ju teprojne