Seanca në GJKKO për Bardh Spahinë, Mark Molla: Janë shkelur tre vendime gjykate për shkarkimin tim, nisi luftë me metoda komuniste

5 Qershor 2025, 10:13Politika TEMA
Seanca në GJKKO për Bardh Spahinë, Mark Molla: Janë shkelur

Mark Molla, ish-administrator i Ujësjellësit Shkodër, dëshmoi sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) në procesin penal ndaj Bardh Spahisë, ish-kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Molla, njëherazi kallëzuesi i çështjes, deklaroi se largimi i tij nga detyra ka ndodhur në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të tre vendimeve gjyqësore.

“Në 2022 kam qenë adminiatrator i Ujësjellësit Shkodër. Unë bëra një kallëzim penal, pasi ish kryetarja, për shkak të performancës, me dha një mandat 3 vjeçar. Unë nuk jam parë sot e kësaj dite nga ish-kryetari i bashkisë. Jam njohur si njeri pa vlerë vetëm nga shkresat zyrtare. Unë nuk jam lënë të hyj në institucion.

Unë kam pritur vendimet e gjykatës. Nuk është shkelur vetëm një, por tre vendime. Në maj 2022 jam njohur me një urdher largimi, që ka ardhur me poste. Unë i jam drejtuar gjykatës. Gjykata nuk e ka njohur si vendim. Spahia ka bërë një tjetër urdhër largimi.

Edhe ate e godita në gjykatë, e cila po ashtu nuk e njohu vendimin e kryebashkiakut. Ndërkohë pas vendimit të tretë të largimit erdhi një person nga Bashkia dhe më kërkoi të liroj zyrën.

I thashë, që ta liroj, vetëm nëse më thotë gjykata. Unë atë ditë shkova në Postribë, për çështje pune. Ndërkohë në godinën e Ujësjellësit u rrethua nga policia dhe policia bashkiake.

Nga 320 punonjës, Spahia nxorri një urdhër që lejonte të futeshin në inatitucion vetem 62 vete. Unë nuk kam bërë asnjë dorëzim. Zyra është thyer në formë ansurde nga një komision. Në datë 9 është bërë thyerja, ndërsa komisioni që bëri thyerjen është miratuar në datë 10", tha Molla. 

Molla shprehet se Spahia e nisi “luftën” me metoda komuniste, ndërsa pretendon se gjatë kohës që qëndronte në detyrë nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët.

“Fillimisht ka larguar anëtarët e stafit mbikëqyrës rreth muajit qershor. Unë do kisha avokatin tim dhe të konsultohesha, dhe mendoj se duhet të isha palë në proces. Fillimisht jam njohur me një urdhër largimi që më ka ardhur me postë. Janë tre vendimmarrje nga ish kryetari Bardh Spahia. Përveç meje, dhe dy anëtarët e tjerë të stafit të ujësjellësit i janë drejtuar gjykatës.

Unë jam vazhduar një periudhë kohe, teksa një ditë ka ardhur në zyrë Ardi Cylybyli me disa njerëz të bashkisë dhe më ka thënë me liruar zyrën. Institucioni atë ditë u ruante nga policia bashkiake dhe policia e shtetit. Atë ditë jam ndjerë keq dhe jam shtruar në spital tre ditë. Nga 320 punonjës ka nxjerrë një urdhër që do futen vetëm 62 persona. Unë s’kam bërë asnjë dorëzim, zyra është thyer me shkresë.

Për largimin nga puna jam njoftuar nga posta dhe ma ka sjellë sekretaria e asamblesë. Këto vendimmarrje nuk janë bërë të ditur punonjësve të ujësjellësve. Unë merakun tim e kam pas me shku Bardhi kryetar bashkie dhe filloi luftën jo me burrni por me metodat e tij të ngjashme komuniste. Doja ta shikoja ballë për ballë. Unë mendoj se asambleja ka pasur dijeni për largimin tim. Gjatë vitit 2022, nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët.

Në lidhje me rrogat i ka marrë nga data 1 deri në 5 çdo muaj. Edhe në lidhje me klorin asnjë problematikë. Në lidhje me proceset gjyqësore vijon vetëm dëmi ekonomik dhe nuk heq dorë. Edhe sot po shpif në media. Porcese të tjera që lidhen me punën nuk kam hap akoma”, shtoi Molla.

Lini një Përgjigje