Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, ku ka përshëndetur miratimin e raportit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.
Spiropali tha se eurodeptetët mbështeten mbylljen e negociatave deri në 2027.
"Mbështetën objektivin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në 2027. Ishte fakt domethënës që në atë seç ishin të pranishëm deputetët të kuvendit, si nga shumica, si nga opozita.
Proces jetik për vendin tonë. E shoh si dëshmi të një të vërtetë të gjithëpranuar në Shqipërisë, se pavarësisht ideve ideologjike të ndryshme mbi modelin zhvillimor. Ky mbetet prioritet kombëtar. Angazhimin ynë nuk është politik, por kalendar pune i dakordësua me BE", tha Spiropali.
Spiropali ka komentuar dhe qëndrimet e opozitës, të cilat i cilësoi si përpjekje për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Dënoj me forcë përpjekjet e atyre që nuk po lënë gjë pa bërë, gur pa lëvizur dhe fjalë të zezë pa thënë për vendin. E kam fjalën për ata ‘misionarë’ që janë rikthyer me vrull për të prishur emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, u shpreh Spiropali.
Spiropali theksoi se këto veprime nuk kanë për qëllim të mirën e vendit, por janë thjesht një mënyrë për t’i “bërë bisht humbjes” politike dhe për të përfituar vëmendje jashtë vendit.
“Janë sulur për të përdhosur reputacionin e tokës tonë më të pa vërteta të shpikura si përpjekje për mbijetesë politike.
E shohim çdo ditë pelegrinazhin me një fletushkë nën sqetull të përpiluar në Tiranë që shitet si rezolutë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje