Analisti Roland Bejko, u shpreh se Sali Berisha e ka zaptuar Partinë Demokratike.
Ai theksoi se Berisha e ka dëshmuar se bën reaksion me figurat dhe personalitetet që kanë një formim të fortë.
“Sali Berisha kërkon ta kthejë PD në një tempull duke e quajtur veten misionar, ndërkohë që kandidatët dhe deputetët nuk janë priftërinj.
Mendoj që ajo duhet kuptuar te ajo që bëri reagimin që bëri avokati i Berishës. Partinë e ka zaptuar.
Ai ka ngrënë personalitete në këto 34 vjet, që kanë qenë personalitet karakteriale si në aspektin profesional dhe në atë politik”, tha ai në “Real Story”.
Lini një Përgjigje