Analisti Frrok Çupi u shpreh se Partia Demokratike është totalisht e rrënuar dhe se sipas tij është e vështirë që nga një njeri të vijë ndryshimi.
"PD nuk korrigjohet nga Auloni sepse është vetëm një njeri. Auloni janë një vlerë në PD, por sa do të jetë në gjendje t’i imponohet asaj partie që është e rrënuar. Është brilante, por për letërsi, nuk mund të fitojë në PD", tha Çupi në emisionin “Real Story” në ABC News.
Analisti tha se në Partinë Demokratike nuk ka zhvillime, siç pretendohet dhe perceptohet nga jashtë. Sipas tij, ato pak zhvillime që shihen, po bëhen nga jashtë bunkerit të kryetarit.
Çupi theksoi se të gjithë e kanë kuptuar që Sali Berisha po rrëzohet, kjo për disa arsye, jo vetëm politike.
“Në PD nuk ka zhvillim nga brenda. Nuk ka asgjë siç perceptohet. Ato lëvizje që po zhvillohen, por zhvillohen nga jashtë bunkerit.
Tani jemi në momenti, që të tërë po shikojmë që Berisha po rrezohet, sepse po i bien tulla për arsye të ligjit, krimit, dhe Berisha padyshim do të sulmojë këta, njerëzit që janë duke tentuar dhe do mbeten njësoj siç kanë mbetur të gjithë mocionistët, përjashta”, tha ai.
Na shkruani dicka per ekonomine. Pd nuk ka me .