Noka dhe Bardhi 'sulmojnë' Spiropalin: Je me të meta mendore apo çfarë? Detyro ata të mazhorancës që të vijnë në Kuvend

5 Qershor 2025, 10:37Politika TEMA
Noka dhe Bardhi 'sulmojnë' Spiropalin: Je me të meta mendore

Seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë nisi me tensione. Shkak është bërë kërkesa e demokratëve për kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin, që të ndërpresë seancën dhe ta fillojë atëhere kur të plotësohet korumi.

Deputeti i PD,  Flamur Noka tha se kjo seancë ka filluar me kundërshtim me rregulloren, pasi në sallë nuk janë mjaftueshëm deputetë për të vijuar këtë seancë.

"Keni filluar seancën në kundërshtim me rregulloren. Këtu në sallë nuk janë as 55 deputetë, do të thotë që pa korum seanca nuk fillon. Anulloni seancën të plotësohet korumi dhe të filloni seancën.

Mos mendoni se kështu nuk sheh kush dhe siç i keni bërë zgjedhjet do bëni dhe seancat. Është në nder të këtij Kuvendi. Zonjë, procedura apo procesverbal, çfardo të jetë, sot ke 55 deputetë. Korum, nuk mund të kesh seancën me 55 deputetë”, tha Noka.

Ndërkohë, e njëjta kërkesë është përsëritur edhe nga Gazment Bardhi i cili iu drejtua Spiropalit duke i thënë se duke qenë se nuk ka korum në sallën e Kuvendit, atëhere nuk mund të miratohet procesverbali.

“Por, sipas rregullores së Kuvendit të çdo programi kolegjial nuk mund të fillosh mbledhjen e Kuvendit pa pasur minimumi 70 deputetë në sallë dhe ky është një rregull që është zbatuar në këtë Kuvend edhe nga ju në cilësinë e drejtueses së Kuvendit.

Unë e kuptoj se e keni të vështirë t'i mblidhni deputetët por është përgjegjësia juaj që të nisni seancën kur në sallë të njenë 71 deputetë.

Nuk është e vërtetë ajo që thua se s'duhet kuorum për të vijuar. Ndërpriteni seancën. Nuk na detyron dot ne por detyro deputetët e shumicës se e ke për detyrë”, i tha Bardhi, teksa më tej Spiropali vijoi me seancën, ndërkohë që deputeti nga vendi i tij në sallë iu drejtua duke i thënë: “Je me të meta mendore apo çfarë”.

6 Komente

  1. B
    Bufiiiiiii ku e ke Latifin, haaaaa

    Bardhaaaaaaa uuuuuuuu Bardha Gjekmarkaj u vodhen zgjedhjet masaker elektorale bandat narkoshteti narkorregjimi haaaaa hiiiiiii huuuuu Bardha ka problème hormonal ka kaluar ylberin eshte bere Dylber.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salikoqepetulla

      Epo edhe Bardhi Qorri te behet deputet ky zhgaravine???

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        O Baz Gardhi qesh qesh dhe 4 vjet se ne 2029 nuk do jesh me ne kuvend.por duro dhe 3 muaj se ne shtator ta tregon qejfin Zegjineja ty qe te mposhti fuqishem ne Fier.

        Përgjigjjuni
        1. b
          bashkimi per drejtesi

          Flamur Noka, Gazmen Bardhi dhe shefi tyre MEGA krimineli djegësi i Shqipërisë shpifësi, spiuni serbo grek Salih Berisha janë të çmendur dhe duan pushtet për ta plaçkit e shkatërrua kombin dhe shtetin. Hë jo vetëm ata por edhe të gjithë shqiptarët kombëtar kudo që janë. Kriminelet e NON GRAT-s, që po tenton ta njollos e poshtëron atdheun dhe kombin le të kërkojnë çmendurin te vetë vetvetja sepse populli e di kush ata që sa e sa herë i vunë flakën dhe plaçkitën Shqipërinë. TURP

          Përgjigjjuni
          1. n
            nope

            Neni 69 i Rregullores së Kuvendit përcakton se: Kuorumi për vendimmarrje (votime): Kuorumi për të marrë vendime varet nga natyra e vendimit: Për ligje të zakonshme, nevojitet mazhoranca e të pranishmëve, por jo më pak se 71 vota në disa raste (nëse kërkohet shumicë e cilësuar). Për ndryshime kushtetuese, kërkohet një kuorum më i lartë: të paktën 94 vota pro (2/3 e të gjithë deputetëve). Persa i perket pricesverbaleve : Miratimi i procesverbalit bëhet me shumicë të thjeshtë të të pranishmëve, për aq kohë sa kuorumi ekziston. Qartazi ne shkelje ,opozita eshte vari karin por ketu ka te drejte ......

            Përgjigjjuni
            1. M
              Me prokurë të posaçme

              ...E drejtë!

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje