Në një debat të tensionuar në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi Partinë Socialiste për manipulim të procesit zgjedhor të 11 majit, duke pretenduar se votat e diasporës janë shndërruar në një "treg votash".
Noka theksoi se kishte informacione për vendosjen e pajisjeve GPS në zarfet zgjedhore të qytetarëve shqiptarë në Selanik.
“Meqë Tao yaris po flet nga pas, shqiptarët në diasporë kërkonin të votonin jo për Yaris. Janë 500 qytetarë në Selanik që kanë futur GPS në zarfe. GPS tregojnë që...”, tha Noka.
Deklaratat e tij shkaktuan reagimin e menjëhershëm të ministrit Taulant Balla, i cili i hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar si "alucinante" dhe pa baza ligjore.
"E kuptoj se në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha edhe pse ishit zotuar se pas këtyre zgjedhjeve do ta aplikonit. Edhe përpjekjen tuaj alucinante në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni para publikut sesi po bien një nga një pretendimet tuaja.
Gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe kur pastaj doli se nuk kishte asnjë gjë. Pastaj jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajtura vota, por kjo më kishin thënë se e kishte thënë Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfe dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër.
O Flamur kjo që thua ti është vepër penale se identifikimi dhe gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme dhe nëse e ke provë, pse nuk shkon ta dorëzosh në prokurorinë e posaçme.
Apo një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm. Nëse ke instruktuar mbështetësit tuaj, sipas teje na paskan ngelur votat në Londër dhe i paskeni numëruar këtu. E kuptoj se i shmangeni një beteje të brendshme.
Zgjedhjet kanë përfunduar dhe PS ka 856 177 vota, ju keni marrë 529354 vota, 300 mijë e kusur më pak se ku iu kanë shkuar votat gjejini”, replikoi Balla.
O popull demokrat (po qe demokrat nuk mund te jini dersa shkoni mbas debilash si puna e Nokes e te tjere), a e kuptoni cfar debilash mashtrues kini ne krye te forces politike ? Jam i mendimit qe ose zhdukni faren e tyre, ose zhdukni faren tuaj dhe lini forcat e reja politike te fitojne sepse na late pa opozite dhe per kete do u denoje historia dhe populli shqipetar.
300000 votat që mungojnë Mulit dhe karkatines PD i ka ngrënë BUFI kënetës
Vepër penale është vjedhja e votës , por vepër penale eshte dhe shpifja , atë bëri dhe Babalja por , po relaksohet në qeli . Dhe Muli është midis dy zjareve se duhen prova .
shune e thjeshte ,cdo dergese ka tracking code ,nese nuk eshte skanuar kurre ne rinas atehere ska mberritur ....fundi i historise
Keta te PD'se kane pjerdhur fare.
Ai qe ndjek voten e tij me gps ka faj ndersa ai qe vjedh eshte i pafajshem sipas Tao Taos
@'''', prap ti o shpellar? Sërish me idiotesine e radhës? Si nuk e kupton se çfarë lexon? Është e habitshme.
Sme le jot moter o Xha. Nga e pe qe jam shpellar o mercenar mavi qe te qifshin shpellaret fisin. Nga je ti more kurve tastiere qe etiketon njerezit qe nuk perputhen me mendimin tend? Do jesh prurje septike e pas viteve 90 se ska mundesi
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.