VIDEO/ Petro Koçi: Berisha, Dick Marty shqiptar që nxiu Shqipërinë në Bruksel

5 Qershor 2025, 12:45Politika TEMA
VIDEO/ Petro Koçi: Berisha, Dick Marty shqiptar që nxiu

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, reagoi me tone të ashpra ndaj deklaratave të Sali Berishës në Bruksel, duke e cilësuar si Dick Marty shqiptar.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Koçi shtoi se kjo retorikë është e tmerrshme dhe i shërben vetëm interesave antishqiptare, të mirëpritura nga Kremlini apo Beogradi. 

“Dick Marty nuk ka vdekur. Dick Marty që dikur akuzonte UÇK për transplant organesh, ishte ringjallur dje në Bruksel. Kësaj radhe jo për të akuzuar UÇK por vetë Shqipërinë Dick Marty shqiptar akuzonte Shqipërinë si vend kartelesh bandash, ku aeroportet dhe portet janë vënë në dispozicion të trafikut ndërkombëtar të drogës, gjë e tmerrshme dhe e duartrokitshme në Kremlin, Beograd apo diku tjt. Zëdhënës më të mirë antishqiptar sesa Dick Marty shqiptar s’mund të gjenin armiqtë e Shqipërisë. Dukuri e pafalshme që për hir të disa interesave personale të shesësh vendit tënd në kancelaritë evropiane, në ato zyra ku sot është duke u gatuar integrimi evropian i Shqipërisë. Tërësisht e pafalshme.

Shqipëria është një vend i cili sapo ka përfunduar një proces zgjedhor, për të cilin askush deri tani nga organizatat ndër, përfshirë raportin paraprak të OSBE apo deklaratën e djeshme të komisionit të jashtëm të PE nuk ka marrë asnjë pikëpyetje sa i përket legjitimitetit të tyre. A ka probleme zgjedhjet në Shqipëri? Patjetër që kanë dhe do të ishte në seriozitet që kur të përfundojë raporti i OSBE/ODIHR ta shqyrtojmë me vëmendje dhe përgjegjshmëri për të korrigjuar çdo problem me natyrë teknike që kanë pasur zgjedhjet. Më çudit fakti që kjo opozitë, e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, bën sikur i dhimbset procesi. Por çfarë faji ka PS që ka marrë thuajse të njëjtat vota si në 2021 ku 200 mijë kryengritës votues të PD refuzuan të shkonin në qendrat e votimit apo një pjesë prej tyre votuan parti dhe subjekte të ndryshme nga ajo që sot mban tagrin PD me drejtues Berishën.

Ky është problem i PD, jo i PS. Por ndryshe nga ju, PS edhe kur fiton zgjedhjet, i hyn në analize të thellë dhe seripoze çdo rezultati në çdo qendër votimi, ju s’e keni bërrë kurrë këtë gjë. Asnjëherë PD s’ka bërë analizë zgjedhore, përveçse ka ndërtuar një retorikë dhe alibi. PD mori rezultatin që donte. Berishës i duhej grup privat personal e parlamentar dhe atë mori. Zgjodhi në listat e hapura njerëz anonimë që s’kishin asnjë impakt në elektorat. Zgjodhi taktikë për të humbur jo fituar zgjedhjet. Berisha s’qeveris dot fushatën, jo më vendin. Nuk fiton dot zgjedhjet, nëse mbjell dëshpërim dhe jo shpresë, nuk i fiton dot zgjedhjet.

E vetmja forcë që jepte garanci për të ardhmen evropiane ishte edhe është PS. Nëse nuk jeni në gjendje të hiqni qafe Berishën nga drejtimi juaj, s’keni për të fituar zgjedhje. S’e ka kush frikë Berishën, i vetmi detashment që i nënshtrohet janë strukturat drejtuese dhe grupi parlamentar i PD. Më vjen keq që disa prej kolegëve të kësaj partie, në grupin aktual, nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm. Kanë bërë opozitë me fakte dhe janë përpjekur të jenë parimorë në luftën politike. S’kanë djegur karrige apo marrë benzinë për ta futur në sallë, nuk kanë qëlluar me grushte dhe shkelma oficerët e gardës.

 Janë sjellë si seriozë dhe të qytetëruar. Një opozitë barbare s’mund të fitojë zgjedhjet. Ajo që i ka vënë kapak këtij 4 vjeçari është fjala e djeshme e Berishës në PPE. Mori termat e përdorur nga Maduro për t’i përdorur kundër vendit të vet në atë sallë ku shkohet me lente se çfarë ndodh në Shqipëri. Përgjigjen për Dick Marty shqiptar e dhe po dje komisioni i jashtëm të BE ku e quajti Shqipërinë avangarde të reformave”, tha ai.

6 Komente

  1. c
    ce

    Jo Dick Marty vetem por Esat toptani i koheve moderne, Ahmet zogu i koheve moderne, Hamza kastrioti i koheve moderne, ky eshte vicidoli 81 vjecar ne grahmat e fundit ne politike.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Sa për L.M.e tij Ahmet Zogu,të paktën aq sa pati mundësi krijoi shtetin e parë modern shqiptar pas Gj.K.Skënderbeut e Z.I.Qemalit!

      Përgjigjjuni
    2. 0
      05 Qershor 2025

      Mos te duket cudi Petro. Dick Martyn (te cilin shqipetaret e njohin si simptizant te serbve kunder UCK-se deri edhe tek manipulimi per shtepi organesh ne nje fshat ne Shqiperi), mos u cudit se edhe ky i joni, mund te kete qene bashkpunetor i fshehte me te si urrejtes i UCK-se.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Petro i Vetmi D E P U T E T i VERTET i Parlamentit

        Rrespekt i nderuari Petro ,qe di mir te besh detyren tende si Parlamentare dhe mbi te gjitha si Shqiptare ,nderkoh kur gjith Bijt e Kurvave qe s'i intereson Shqiperia jone,fshihen si Minj,e si Struci me Paliceta dhe Bordellua Skap Medie gjuan per laraska ! Rrofsh .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Angjelin

          Koci i keni te gjitha instrumentat ligjor qe ketij gjarperi helmus te ja hiqni fangat. Emigrantat Shqiptar nuk e meritonin kete prishje te panevojshme imazhi pasi shumica punojn me nder dhe jetojn me dinjitet. Cdo tolerim ndaj ketij anti-shqiptari, hajduti dhe vrasesi ju ben fajtor edhe juve. Nuk eshte liri fjale kjo te paraqesish nje popull te tere si trafikante dhe shites droge.

          Përgjigjjuni
          1. G
            GRU

            E po fajin e ka SH I SH që Saliut nuk i ngjisin fletë të fluturojë nga kati i tetë?!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje