
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me mësymjen e ithtarëve të Sali Berishës në selinë blu.
Përmes një qëndrimi zyrtar, PD nënvizon se "Alternativa jonë s'mund të jetë dhunë, pushtim dhe izolim nga partnerët tanë euro-atlantikë".
Reagimi i plotë
"Prej ditësh në Partinë Demokratike një grup personash janë duke vepruar në kundërshtim me ligjin. Kryetari i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka deklaruar edhe sot se të gjitha këto veprime janë të paligjshme.
Vendimi i Gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit nuk është i formës së prerë. PD është në pritje të zbardhjes së vendimit për të bërë ankimim sipas ligjit. Në të njëjtën kohë PD ka bërë një kallëzim në SPAK për gjyqtarin Zhukri dhe njëkohësisht po pret rezultatin e inspektimit nga ILD.
Nga ana tjetër PD pret vendimin e Gjykatës për regjistrimin e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 18 dhjetor.
Partia Demokratike do të presë me durim vendimet gjyqsore ndërkohë që do të fokusohet te hallet e qytetarëve, që sot janë goditur nga korrupsioni i një qeverie që i ka braktisur tërësisht njerëzit.
Partia Demokratike do të zbatojë çdo vendim gjyqësor të formës së prerë. Vendimet, veprimet, pushtimet nuk e ndihmojnë PD dhe nuk i shërbejnë bashkimit dhe as të ardhmes së demokratëve.
Alternativa jonë e së nesërmes nuk mund të jetë kurrë një alternativë dhune dhe pushtimi apo izolimi nga partnerët tanë euro-atlantikë, me të cilët i’a kemi dalë të sigurojmë arritjet më madhore për shqiptarët", nënvizon PD.
Po more po. Perse nuk e ngritet zerin para shtatorit? Ju e dinit shume me mire se SH.B.A-ja se çfare qelbesirash kishit dhe keni akoma ne parti. Kjo parti do dekada qe te pastrohet nga pleherat.Me vjen keq per ata pak intelektuale te vertete te kesaj shoqate tashme... Shkaterimi qe Berisha i beri kesaj patrie dhe vendit do te jene afatgjata.
Mbetjet trupore ushqimore duan nje vend ku te depozitohen dhe PD eshte streha e duhur. E deri sa te thahen dhe kompozohen do qelbin dynjane.