Meta-Berisha firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet lokale 2023

27 Tetor 2022, 12:42Politika TEMA

Meta-Berisha firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet

Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet vendore 2023. Marrëveshja është nënshkruar në një hotel në Tiranë dhe jo në selinë e një prej partive politike.  Një ditë më parë Meta deklaroi se Partia e Lirisë do të fusë kandidatët e saj në procesin e primareve që po zhvillon Komisioni i Rithemelimit.

Në marrëveshje thuhet se konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në marrëveshje thuhet se referendumi do të jetë angazhim madhor i dy partive. Marrëveshja nënvizon se Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.

MARRËVESHJA

Ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 Sot, me datë 27 tetor 2022, ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, firmosim marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike:

I. për shkak të korrupsionit shkatërrimtar;

II. të asgjësimit të pluralizimit politik në nivel vendor;

III. të shpopullimit masiv dhe tragjik;

IV. të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin;

V. të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni. Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternativë fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik.

Vendosin:

1. Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

2. Referendumi, si forma e shprehjes direkte të vullnetit të qytetarëve, për çdo çështje që i shqetëson, në nivel qendror apo lokal, do të jetë angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm, për të cilin PDSH dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike të nevojshme për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të mohuar prej 25 vjetësh.

3. Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.

4. Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, përfshirë organizimin e seancave të hapura publike, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.

5. Të angazhohen, me prioritet të veçantë, për realizimin e vazhdueshëm të seancave publike të hapura të Këshillave Bashkiake, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, ku qytetarët të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në seancat plenare.

6. Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve dhe gjelbërimit të qyteteve.

Për Partinë Demokratike  Kryetar Sali BERISHA. Për Partinë e Lirisë Kryetar  Ilir META

Tiranë, 27 Tetor 2022

4 Komente

  1. V
    Veterani

    Mire Likja qe e trashegoi kryetarllekun e partise nga Monika , po ky Non Grata eshte kryetar i Foltores , nuk e di pse e quajne kryetar i PD-se. Ai eshte uzurpator i zyrave te saj , se kryetar zyrtar eshte ballisti Alibeu . Te ishte ndryshe , Saliu nuk do ti lutesh Alibeut per bashkepunim .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pa Emer

      @@spiuna, qene, Bastarde, Vagabone, Prostituta Politike te Skarcuara, BASHKOHUNI me Krye-Spiunat Like-Floriri-Berisha....lol

      Përgjigjjuni
      1. q
        qytetari i qyteruar i zbritur nga shpellat prej e

        Marrveshja me serioze thote non grada Sali dhe spiuni hajdut Like floriri Te me falin te gjithe lexusit per fjalorin. Nje here u mblodhen te gjthe qente per te bere nje marrveshje se nuk po gjindej mut gjekundi , se e hanin qente , donin edhe pulat dhe bene marrveshje qe nga ajo dite nuk do te hanin me mut asnje nga qente. Nuk zgjati vetem dy, tre dite dhekryetari i qenve e kapi njerin duke ngrene mut dhe therret , do te denohesh se ke shkelur vendimin qe morem te gjithe qente , ai u pergjigj une vertet po ha mut po jo te bute po, po ha mut te thate PRA Non grada dhe Spiuni hajdut i harruan te gjitha akuzat qe kane bere njeri tjetrit per vjedhje dhe tradheti deri per vrasje te ndersjellta dhe tani betohen se nuk do te vjedhin me nuk do te vrasin me nuk do te tradhetojne me njeri tjetrin me , Edhe sikur ta kapin njri tjetrin duke vjedhur apo duke vrate njeri nuk do t'ja thone me ne publik si dikur qe u bene gazi i botes O nene o nene kur betohet Sala e Likja kur i degjon tek angazhohen per ndershmeri te vjen te kesh jo dy po 10 bythe e te tera ti cash vetem nje ta mbash se te duhet

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hope, hopa

          Eshte gje e mire! Tashme nongraten dhe mbeshtetesit e tij dhe Spiunin IM ( ende ss'ka sqaaruar gje!) dhe passes it e tij jane ne nje front ! Te perqendruar! Kjo lehteson qendrimin e Shqiptareve, te PS, Shba dhe perendimit per ti degjeneruar dhe fshire ploteshte nga teetering I democratise. Alternativa: Colin do te votosh?: te korruptuarit( nongrata, edhe me rekorde vrasjesh), spiunet ( por edhe hajdutet, e porositsit e vrasjeve) apo forcat e tjera demokratike pa mekate te tilla! Zgjidh zoti Qytetar! Kesaj rradhe ka difference te qarte pergjedhja e "se keqes me te vogel". Shume, shume!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje