Xhelal Mziu i çon mesazhe Berishës, por duket se ai s’ia fal “tradhtinë” dhe e ka vendosur kandidatin e Kamzës

27 Tetor 2022, 11:52Politika TEMA

Xhelal Mziu i çon mesazhe Berishës, por duket se ai s’ia fal

Xhelal Mziu, prej disa ditësh është vetëofruar për të kandiduar për Bashkinë e Kamzës.

Ai është duke i çuar mesazhe publike Sali Berishës, duke deklaruar se ka aq shumë fuqi në Kamëz, sa të mundë edhe Edi Ramën.

Por duket se Sali Berisha, pavarësisht se Mziu i ka shkuar së fundmi edhe në mbledhjen e deputetëve të tij, nuk ia fal “tradhtinë” që për muaj të tërë vendosi të mbështesë Lulzim Bashën, në betejën kundër tij.

Dhe për këtë arsye, me shumë gjasë do të zgjedhjet një tjetër kandidat për Bashkinë e Kamzës.

Bëhet fjalë për ish-deputetin socialist Asllan Dogjani, të cilin këtë të marrtë e kanë ftuar në televizionin e të birit dhe madje i kanë bërë edhe një profil, duke e ngritur në qiell.

“Asllan Dogjani vjen nga radhët e Policisë së Shtetit ku ka mbajtur detyra të rëndësishme deri në nivelin “Drejtor qarku”. Gjithashtu ai ka qenë më herët pjesë e politikës aktive, duke u zgjedhur kështu deputet i Kukësit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.

Asllan Dogjani ka qenë pjesë aktive e protestave të PD-së në opozitë kundër qeverisë Rama. Lidershipi i atëhershëm i PD, i drejtuar nga Lulzim Basha, nuk e përfshiu Asllan Dogjanin në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, megjithëse rezulton një prej emrave me mbështetje të fuqishme në radhët e PD-së.

Gjatë viteve të fundit, Asllan Dogjani ka ushtruar aktivitetin e tij profesional si avokat megjithëse nuk është shkëputur asnjëherë nga aktiviteti politik dhe bashkëpunimi me qytetarët, sidomos në zonën e Kamzës.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, Dogjani mori mbi 5 mijë vota preferenciale si kandidat i opozitës për deputet në qarkun e Tiranës.

Me rikthimin e Sali Berishës në krye të opozitës u vendos që përcaktimi i kandidatëve për bashkitë e vendit do të bëhet nëpërmjet procesit të primareve, ku pritet të votojnë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së.

Kjo hapësirë i ka dhënë mundësi Dogjanit t’u drejtojë mbështetësve të opozitës për të kërkuar mbështetjen e tyre për të fituar, së pari garën brenda opozitës dhe më tej përballë kandidatit të Edi Ramës për bashkinë e Kamzës”, shkruan portali i familjes Berisha.

Një mesazh i qartë ky, për Xhelal Mziun.

10 Komente

  1. G
    Goni

    Mos me te fal e ky qe ke nuk ka trradhtuar eshte per tja fut vetes Hhaha

    Përgjigjjuni
    1. v
      vini

      kto njeher duhet te zgjidhin problemet brenda partis pastaj te kandidojn

      Përgjigjjuni
      1. E
        Esi

        Ky Berisha sdi ku eshte vete me keq se ato qe e ndjekin nga pas

        Përgjigjjuni
        1. a
          argi

          po ju jeni njeri me keq se tjetri se kuptoj ku e gjeni kete optimizmin qe mund te mundni Ramen, tufe mashtrusash

          Përgjigjjuni
          1. p
            petrit

            Epo cudi e madhe me kete dreq pd ore...sdine ca bejne sepse jane ropsha hahaah

            Përgjigjjuni
            1. a
              andi

              Po aty ne pd vetem tradhetare ka ore hahahaha

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jugu

                "Na ishte nje here PD"-ja Po per hir te se VERTETES, PD nuk ka PASUR KURRE ne Shqiperi. Ka patur vetem MALOKERI dhe SHPELLERI, pas vitit 1990.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dakord

                  Fix mo. Vetem maloker dhe shpellare ka pasur.

                  Përgjigjjuni
                2. c
                  ce

                  O Xhilal mendjeziu me daulle ne dore , rrumlluar tape, balli mbuluar me 10 mije lekesha hipur mbi gomar neper rruget e kamzes nuk mund te fitosh ne Kamze se hija e shamikuqes se bashkise qe braktisi punen per te mos rene ne kthetrat tuaja do te ndjeke gjithe jeten.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhota

                    Kamza nuk i heq malokët, nji malok malok nga trutë ikën, nji malok malok nga trutë vjen. Të gjithë këta që ndërrojnë parti, i ke pa burrni, të pa bes dhe injorant. Sepse partin e masin se sa mund të vjedh unë, nëse më bëjnë kryetar apo drejtor. Citi kamza, akoma do civilizim të njerëzve, sepse nuk bëhet me militantë një qytez ku ka nevojë për zhvillim industrial dhe jo grupe valltarësh siç bëri mëziu apo do bëjë gjonajt e berishës. Kam za, nga emri, tregon se zanin e nevojave nuk e përmbushin këta lloj kryetaresh që vijnë katapultohen për me vjedh për hesap të shefit madh, e Kam za, nuk ka za e se ngjon kush.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje