Meta dhe Berisha nën hetim nga drejtësia, Shehi: Do bashkohemi në një grupim pa ata! Ja pse nuk jam për mosbindjen civile

28 Tetor 2024, 14:38Politika TEMA
Meta dhe Berisha nën hetim nga drejtësia, Shehi: Do bashkohemi në

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka deklaruar se opozita do të bashkohet në një grupim politik pa Sali Berishën dhe Ilir Metën, tani që opozita është pa lidera, pasi këta të fundit janë në hetim nga drejtësia.

I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Shehi u shpreh se që opozita të mos kishte këto probleme që ka sot duhet që të mos kishte këtë lidership.

“Ne kemi sot dy opozita, një që është përqark Berishës dhe një tjetër që besoj se në popull është më e madhja. Ky grupi tjetër do ta bëjë realisht ndryshimin gjatë procesit zgjedhor dhe do t’i jap shpresë qytetarëve opozitar që e kanë treguar me numra se janë aty edhe në kohë të vështira të opozitës.

Mua do më pëlqente që opozita të kishte lidership tjetër që të mos kishte këto probleme, por ky është realiteti. Por ne që nuk identifikohemi me këtë grup, do të afrojmë një grup tjetër politik, që do marrim me qindra mijëra vota”, tha ai.

Lidhur me akuzat e PL dhe PD, të cilat e quajnë SPAK një organizatë kriminale, ai tha se nuk është dakord me këto akuza. Shehi theksoi se SPAK po bënë punën e vet.

Me tej, Shehi tha se është kundër mosbindjes civile që paralajmëron opozita. 

“Nuk e shoh këtë mosbindjen civile, unë kam qenë pjesë e protestave të PD dhe do të shkojmë dhe tek këto të tjera, por kjo mosbindja civile duke premtuar gjëra të mëdha dhe më pas nuk realizohen, mendojë se i dekurajonë njerëzitë. Unë jam për të hyrë në Kuvend, atje duhet bërë ‘lufta’, por po thuhet po është mosbindje civile pa pasur mosbindje, dhe jo vetëm që gënjejnë veten por edhe qytetarët”, tha ai.

I pyetur se nëse për të opozita është në një moment të vështirë, pasi Meta dhe Berisha janë nën arrest, ai tha se pavarësisht kësaj opozita do të vijojë rrugën e saj.   

“Vështirësi ka por nuk është vetëm kjo e arrestit, opozita më e madhe janë ata 600- 700 mijë qytetarë që kanë votuar përtej gabimeve që ka bërë opozita, edhe këto problemet janë të natyrës individuale dhe ata zotërinjtë mund të përgjigjen vetë. Por, unë besoj se opozita po e bënë rrugën e vet punën dhe do ta bëjë deri në zgjedhje dhe do të gjej ekuilibrat brenda vetes.

Është e vërtetë se ka në arrest,  këta që janë shefat e opozitës, por ky aksioni i drejtësisë do të vijojë dhe jam i sigurt se tani do të vijojë në drejtim të qeverisë, sepse kanë 12 vite pushtet dhe do t’i vijë radha edhe shumë prej tyre”, tha ai.

8 Komente

  1. T
    Te urojme shendet !

    Zoteri i nderuar D. Shehu... mire si nuk te ndegjuam njehere qe cfare kontribunti i dhe shoqerise dhe popullit shqiptare me Kanditaturen e Deputetit qe e mban me vite ! normal duke mbledhur ata qe jane dashamires te qofteve dhe te Rakise ! Hapi rruge Rinise nxire nje Kantidat tjeter .... qe te jape dicka te kontriboje.... se eshte trup .... dile ne Pension ! gjithsesi dhe nje te drejte te jape te qendroshe si Kantidat Deputet se po dole ne Pension ! veshtire te te dalin leket per qofte dhe Raki.... se per pasuri e dime qe nuk ke.... kjo eshte nje pike e paster ne karakterin e juaj....por te pakten mjafte ndenje si figurant...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Qendrimi politik i zotit Dashamir Shehit eshte shume i drejte dhe i pranueshem.

      Përgjigjjuni
    2. T

            Grupimi qe ka krijuar Zoti Dash Shehi,do spostoj PD dhe Sali Berishen dhe do dalin forca e dyte ne zgjedhjet e 2025. Ai eshte me i pranueshem nga populli dhe do t'a votoi. Ai eshte perkrahes i drejtesise se re dhe kunder protestave me mosbindje civile. Eshte kundra Sali Berishes,ketij non grata qe eshte tersi i madh dhe shkaterruesi me i madh i demokracise ne shqiperi.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dursakja

              Dashamir sheshi është nga të paktë polikanë që i ka qëndruar besnik i ideve të tij. Ai hyn në politikanët më moderatorë dhe i pranueshëm për kohën tonë.

                Lini një Përgjigje