Meta e akuzoi për marrëveshjen e detit me Greqinë, reagon Basha: Mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista

16 Gusht 2024, 09:04Politika TEMA
Meta e akuzoi për marrëveshjen e detit me Greqinë, reagon Basha:

Kreu i "Demokratëve Euroatlantikë", Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës të Ilir Metës, ndërsa ky i fundit akuzoi si Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se Meta është simbol i pandëshkueshmërisë, ndërsa shton se ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij.

Sipas Bashës, Meta kërkon që me këto akuza qesharake të bëjë pazarin e radhës në kurriz të demokratëve.

Postimi i plotë i Bashës:

Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për te fuqizuar Edi Ramën, vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.

Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bejë pazarin e radhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre.

Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën dhe Partinë Demokratike ndaj distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për tu ndarë nga korrupsioni dhe për fitoren e saj.

4 Komente

  1. B
    Bureto

    Lule moj! Shprehja "më mirë vonë se kurrë!", nuk vlen për rastin tënd, aq më pak kur flet për Ilir Metën, i cili nuk ka nevojë të tregohet nga ti se cili është, se e njohin gjithë shqiptarët. Këta nga ti duan të dinë aferat e pista ku ke qenë protagonist, si për marrëveshjen e Detit me Greqinë; bojkotin e Kuvendit dhe të zgjedhjeve lokale; maskaradën e së ashtuquajturës "Rruga e Kombit" ku sipas KLSh me 28 shkelje, firuan 320 mln $. I akuzuar për to nga Prokuroria e Përgjithshmr, për t'u dënuar me 2 vjet burg, ashtu si ky "me bllok në dorë", nga ustai i të dyve dhe njëherazi mentori yt, i shpëtove burgut me procedurë. Nuk i harrova krimet që keni kryer bashkë me mësuesin tënd, (siç e ke cilësuar vetë), ku më tragjiku është 21 janari 2021, aso kohe ministër i Brendshëm, pra direkt përgjegjës. Nëse nuk ndjen sado pak përgjegjësi (siç ke aluduar shpesh), pse pret të të thërresë SPAK për të (që do të të thërresë as që diskutohet), por të shkosh vetë aty si një "qytetar" e të dëshmos për ato që di, dhe që di jo pak?! Pse i druhesh ballafaqimit me të vërtetën? Nga se trëmbesh?! E pra zoti Luli këto na thuaj dhe jo t'i kthesh përgjigje Ilir hajdutit, shokut dhe mikut tuaj, dhe njëherazi t'u qash hallin demokratëve ndaj të cilëve, i pari je ti borxhli deri në fyt. I le në baltë atëhere kur duhej të mos e bëje! Harram mbështetja që ata të dhanë, sidomos pas 2013, dhe sidomos kur amerikanët më 19 maj 2021, duke shpallur "non grata" "lexhendën" tuaj, njëherazi varrmihësi i PD-së, të dhanë mundësinë ti për të shpëtuar veten, por dhe atyre. Pra po e përsëris, atyre që sot u qan hallin, i le ti në baltë dhe kështu me ta të luajnë si jetimë, Sa-lehu dhe ky maskarai me të cilin sot na qenke nxeh (bërë trim)!!!

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Une nuk di qe nuk ka nje marveshje per detin me greqine, di qe gjykata e larte shqiptare e ka ndaluar marveshjen, gjithashtu di qe çeshtja ka shkuar ne gjyq kur te perfundoje Iliri te beje bilancin sa humbi shqiperia e kush e kishte fajin.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nik

        Sigurusht Bashuku ka përgjegjësi të madhe për atë marëveshje shumë të keqe por dhe Meta e ka përkrahur publikisht atë marëveshje në atë kohë! Media mund të gërmojë për të ballafaquar deklaratat e Metës athere dhe sot!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Timo

          Shikoni pergjigjen e Lulit ; Llaka Llaka se firmosi bashke me Salen dhe me dieni te cepanakut ! TE Tre bishtot e Grekut !? Nuk e kujtoj Ramen ketu ! Thjesht per TE bere perr , perr . Lereni detin , miliardat ato I duhen miletit ! Ju I vodhet ! Juuuuuu QENER ! Berisha , Meta , Basha , Rama ! Lereni detin , mallin ! Leket ! Vilat ! SPAK dhe Amerike ! Vetem ju e shpetoni Shqiperine se Keta nuk Po cahen ! Jane bere bashke ! Kane 33 vjet TE njejtin avaz dhe poshtersi ! SOS ! SOS ..............SOS !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje