Spahiu: Vrasja në Pogradec / Prokuroria përgjegjësi juridike, policia politike, shoqëria apatike

16 Gusht 2024, 08:52Politika TEMA

Spahiu: Vrasja në Pogradec / Prokuroria përgjegjësi juridike,

'Bazuar në informacionet që kemi lexuar dhe vëzhguar qartazi bëhet fjalë për një përgjegjësi juridike të prokurorisë, përgjegjësi politike të policisë dhe përgjegjësi apatike të shoqërisë dhe komunitetit në Pogradec. Pse juridike e prokurorisë? Sepse ajo është përfaqësuesja e akuzës në një çështje penale dhe ka vendosur vulën e saj në akuzën e ngritur në dosjen penale me bazë ligjore vrasjen. Ka klasifikuar një vrasje nga pakujdesia, e njëanshme në paragjykimin e çështjes. Në bazë të ligjit për procedurat penale, gjykatat nuk mund të rëndojnë pozitën e të pandehurit nuk ka patur alternativë përveç akuzës së prokurorisë. Gjykata ose lë në fuqi të njëjtën vendim të prokurorisë ose një shkallë më poshtë. Nuk mundet gjykata të rëndojë pozitën me një vepër më të rëndë.

Vetë prokuroria argumenton se nuk ka mjete të kërkimit të provës, kamerat e sigurisë apo mjetet për të siguruar provat. Krijon bindjen pa provat që vdekja është shkaktuar nga një grusht. Kur e provoi kur nuk ka një kamera? Është kontradiktore në justifikimin e akuzës. Pse nuk bindet se dhuna ka qenë e fuqishme që solli vdekjen. Ku i ka provat që vetëm nga një grusht erdhi vdekja? Nxori një justifikim, por nxitohet për një konkluzion kaq të shpejtë. Kjo ka sjellë këtë kaos në çështjen penale.

Më pas ka qenë e pajustifikuar dhe masa e sigurisë për 3 persona e tjerë për moskallëzim krimi. Vepër penale me pasojë vdekje, në raste moskallëzimi krimi nuk ka detyrim paraqitje. 3 subjekte që refuzuan të dëshmojnë vrasjen është një masë sigurie e lehtë e papranueshme. Për pasojë ka ardhur kjo situatë. Mendoj se përgjegjësia politike i qëndron policisë që gjithmonë duhet të jetë më e qartë.

Ka patur një kaos të lajmit. Duke dhënë versione te ndryshme. Por detyrimi është të jetë më transparente dhe komunikuese, sepse duhet të ndajë lajmin e parë. Përgjegjësia e komunitetit, policisë, prokurorisë dhe gjykatës. Si mund të dalësh në vrasje pa dashje kur autori është subjekt i policisë dhe prokurorisë. Ka qenë subjekt edhe hetimeve të tjera. Nuk mund të thuash nga pakujdesia. Është abc e dosjes penale.'

1 Komente

  1. k
    km

    Policia nuk Ka pergjegjesi politike.Ajo ligjetisht eshte e depolitizuar dhe departizuar.Pergjegjesia e saj eshte vetem ligjore,si dhe sa Ka zbatiar ligjin dhe kompetencat e sajsipas detyres funzionale.Ne rastin konkrete:- polici nuk Ka asnje shkeljet ligjore.Detyra e tij eshte bllokimi i vendita te ngjarjes ,kerkesat per ndihmen mjekesore dhe sIgurimi i kushteve per ndihmen e pare.Hetimi,sIgurimi dhe mbledhja e provave eshte detyren e Grupit hetimor te drejtuare nga Prokurori i gatshem.Nese Ka shtremberimet te akuzes,pergjegjesia eshte e prokurorise.Vetem ajo formulon akuzen Jo Policia.Pra ,strumbullari i ceshtjen eshte ne Prokurori.Dhe nuk duhet nenvleftesuar.Sot lexova se autori i krimit eshte denoncuar tre here nga Policia ne keto dhjete vjet dhe nuk eshte denuar Asnjehere.Denoncues Ka qene Policia,drejtesia e Ka toleruar Duke ushqyer kriminelin.kjo eshte shume shqetesuese.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje