
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje disa ditë më parë ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Indrit Brahimllari në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson.
Shtatorin e vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme në kuadër te hetimit nisur ndaj Ilir Metës nisi një letërporosi në SHBA ku kërkoi të dhëna nga departamenti FARA ku janë regjistruar kompanitë e lobimit në Departamentin e Drejtësë atje. SPAK ka vënë nën hetim ish presidentin Meta pas kallzimit të ish deputetit Halit Valteri i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi.
Dërgimi i letër porosisë në SHBA ERDHI pas disa veprimeve hetimore në Shqipëri si kërkesa dërguar KQZ për të patur një kopje të formularit të dekriminalizimit të Ilir Metës po ashtu edhe të dhënat e certifikatës familje të zotit Meta. Ish presidenti tashmë kreu Partisë së Lirisë në javët në vazhdim me të gjitha gjasat do të thirret të dëshmojë në SPAK bashkë me Petrit Vasilin i cili drejtonte LSI në kohën kur ka ndodhur ky lobim i pretenduar i padeklaruar.
Për këtë lobim fillimisht shkruajti revista amerikane Mother Jones. Ndërsa më pas ishte gazeta austriake “Kronen Zeitung”publikoi një artikull sipas së cilës Ilir Meta për të siguruar një foto në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump pagoi 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë. Vetë Ilir Meta ka hedhur poshtë akuzat për një lobim të tillë dhe premtoi dorëzimin e një padie për shpifje ndaj gazetës austriake.
Si fakte, në kallëzim thuhet se Ilir Meta dhe LSI-ja kanë lidhur kontrata lobimi në SHBA me kompaninë McKeon Group në vitin 2017, me vlerë qindra mijëra dollarë, duke fshehur shpenzimet si në KQZ, ashtu edhe në ILDKPKI, siç e parashikon ligji. Bashkangjitur kallëzimit penal janë kontrata e lobimit, raporti financiar i LSI në vitin 2017 si dhe deklaratat e pasurisë së Metës, Kryemadhit dhe Vasilit për vitin 2017. Ballafaqimi i këtyre dokumenteve implikon rëndë Ilir Metën, por edhe Petrit Vasilin dhe Monika Kryemadhin.
Perse jo Monika Kryemadhi e ilir metaj e salih berisha por qent e tyre ? Pra po perdoret e njejta Taktike manipulimi i Opinionit si i Lopcarit qe kerkon Azil Italise _Llalla qe shkerdhehej me Prokuroren ne zyren e vet !Ja pra se si i shndruan Institucionet e Shtetit katunaret e maloket e instaluar aty nga Kryekriminelei e Anti Shqiptari saleh brrisha .Kulmi si vazhdon e ben sehir ky popull kta Maskarenje u bo ene katunari te mashtroj qytetaret e shkaterroj gjithcka ne Shqiperi lol !
Çfar ben prokuroria ,pse nuk ngrihemi per te bere proteste ne deren e SPAK-ut ? Ne qofte se nuk denohen dhe tu sekuestrohet pasuria duhet te veprojme si popull jo te komentojme sipas qejfit.koha nuk pret .
Mara ,ke shume te drejte ,por nuk kan Organizim .Kush do ti drejtoje ,kur asnji nga Deputetet e votuar nga ky Popull ,i qendron larg sepse s'i intereson fare Drejtesia ne Shqiperi . Pra kta paloDeputete i duan shqiptaret vetem per ditet e Votimit ,pra per Vote . Asnjiher qe ky popull kerkon dicka nga Politika jo qe injorohet ,por akpoma me keq , behet e kunderta qe ai kerkon. Psh .Drejtesia ne Shqiperi ka 32-vjet qe perdor Institucionin si pozicion Pasurimi Personal duke abuzuar ne menyrat me kriminale me Ligjin e Detyren (Vetting - perjashtij me shume se 1/2 e Prokuroreve e Gjykatesve imagjino Rekord Ginnes ne Bote ) dhe kush ka qen Reagimi i Shtetit ? HESHTJE per te ta cuar deri ne fund ,me sekuestrit Pronash e Pasuris te paligjeshme nga Abuzimi ne Detyre dhe asnji s'u Penalizua ,vetem ju hoq Licensa per disa vite ! Cfar ben Minsitria e Drejtesise ? Asgje ! _Prandaj duhet Rrethuar ajo Bordello qe ne e quajm Drejtesi e Spak dhe mos te lejohen me dalje e hyrje brenda saj deri sa nji nga Kriminelet e Politikes qe te gjthe i njohin te Arrestohet e denohet . Keshtu reagon nji Popull qe do Drejtesine .
patjeter qe duhet te protestojm te dera e SPAK-ut.TE ORGANIZOHEMI SE NDRYSHE NA MORREN SHPIRTIN.