Mielli berishist i Nokës mbi gardistë, çështje psikologjike e jo politike

10 Shkurt 2024, 17:51Politika TEMA
Mielli berishist i Nokës mbi gardistë, çështje

Gardistë të Kuvendit, pas javësh përballim të një shfrimi jo vetëm fizik nga egërshania berishiste e ithtarëve dhe pasuesve të tij në parlament, u përballën të enjten dhe me një çnderim që tentoi t’u bënte personazhi dramatik e qesharak njëherësh i politikës pa shije, sens dhe etikë, Famur Noka, i cili u hidhte miell një fytyrë.

Teksa ky i fundit përjetonte një libido perverse, ata thjesht shtrëngonin dhëmbët për të mos iu dorëzuar një burrërie krejt të natyrshme për të mos u zhburrëruar para një paburrërie politike prej mungesës së çdo pike dinjiteti në sjellje publike.

Dhe ajo skenë e djeshme, së bashku me zgjedhjen e radhës së deputeti Dashnor Sula për të bërë politikë si karagjoz dhe në pamje, më shumë se sa raportim klasik politik duhet të jetë një qasje psikologjike në trajtim gabzetaresk, për atë se si mundet që një tufë njerëzish të jenë kaq absolutisht kaq mendjefyej, kaq të vrazhdë, kaq pa inteligjencë, njerëzore e politike, sa të vetëdegradohen kaq lehtësisht.

Sepse nëse gjestet e tyre arsyetohen si opozitë domosdoshmërisht e ashpër ndaj një qeverisjeje arrogante, e kundërta duhej të ndodhte, e provuar sa në histori politike e sa në përvoja politike shqiptare të paskomunizmit, që etika t’i, shoqëruar me një narrativë të mirëkuruar imponuese, të ngre në sytë e në përceptimin e opinionit.

Ose ose, thjesht nuk duhet të bësh atë për të cilën pushteti të krijon një kurth që t’i rrëshqasësh në një idiotizëm shumëpërmasor e jo thjesht në katror si te Shvjeku. Pikërisht kjo po ndodh shfrënueshëm me vathën berishiste. Zhvillimet e së enjtes e vërtetuan dhe më fort këtë falimentim opozitar (Tesheshi)

4 Komente

  1. Y
    Yllka

    Notës ia bëfshin gardistët gruas së tijë.

    1. B
      Ball

      Do shqepemi me petulla!

      1. S
        Sokrati

        I sëmuri psiqik jep shpjegime! Me aktin dhe aktet e tij rrugaçërorë ky pis sëbashku me tufën e tij e kanë vulosur qënien e tyre: antishqiptarë, që paguhen me taksat e shqiptarëve. Gardistët janë strukturë ligjore të depolitizuar dhe qëndrojnë në krye të detyrave për të zbatuar ligjin, duke konfirmuar plotësisht paanshmërinë e tyre, nuk janë vrasës me automatikë si mercenarët e salihut dhe lulzihut, që kërkojnë pushtet, ndërsa duhet të ishin në burg. Sulmi i gardistëve, dhuna ndaj institucioneve dhe ndaj pozitës në pushtet janë të dënueshme në çdo vend të botës. Çfarë kërkojnë këta banditë, atë do të marrin nga Drejtësia dhe vota popullore: ndëshkimin si plehëra të pariciklueshme. Pëdë s'ka më. Drejtësia është e ardhmja e Shqipërisë!

        1. s
          shpiragu

          F noka,nje politikan ordiner ,nje rrugac i pa cipe dhe nje karagjoz qe mbeshtete po nga disa pseudodeputet qe nuk kane as nje aftesi mendore si psh karagjozi i peqinit.Me mjellin kunder gardisteve tregoj fundin e tij ne politik.Gardistet keta bij nenash qe jane ne detyr te kishin dhene beshtymen fytyres ketij pise burri me emrin flamur .Nuk besoj se do mari votat e DEMOKRATEVE per te qendruar ne politik.

          Lini një Përgjigje