Mimozat e “Stalingradit të Ilir Metës!

28 Korrik 2022, 16:30Politika Ylli Pata

Mimozat e “Stalingradit të Ilir Metës!

Ka një frenezi ngjarjesh që kur Ilir Meta ka lënë Presidencën, e ku sasia e informacioneve dhe simbiolikës së retorikës politike nuk i lënë vend njëra-tjetrës t’i mendosh, t’i imagjinosh, e më pas të krijosh një perceptim për ta.

Përveç veljes 30 vjeçare me slloganet e retorikën e “lirisë e demokracisë” apo edhe moralit antikorrupsion nga politikanë që kanë perceptimin e kundërt, kohëve të fundit është përdorur rëndom termi “revolucion”, “përmbysje”, sa është kthyer në një manifest politik të çdo të riu apo edhe personazhi që kërkon të bëjë karrierë në partitë opozitare.

E kësaj atmosfere me “revolucion” e “përmbysje popullore”, i është shtuar në një rrebesh ngjarjesh edhe “Partia e Lirisë”, “referendum” apo edhe “beteja e Staligradit” e “revolucioni i mimozave”.

Janë kaq shumë metafora politike, që natyrisht nuk se kanë asnjë shtrat ideor, apo edhe program politik nga protagonistët e vjetër që kanë 30 vjet në politikën shqiptare që kanë pasur gjithçka, por që duan prapë, thjesht janë gjetje momentale të atypëratyshme për të ilustruar apo justifikuar qëndrimin në politikë të Ilir Metës.

Ja të marrim “Partinë e Referendumit”. Si opozita, apo edhe vetë LSI e Ilir Meta, kanë pasur të gjitha mekanizmat që të çojnë në referendum popullor çështjet e mëdha për të cilat kanë bërë betejë politike, por që nuk e bënë kurrë.

Maqedonia e Veriut, po bën referendumin e dytë popullor në lidhje me çështjen e pranimit në BE apo kompromisit francez, ku pritet të ndryshohet një pjesë e madhe e bazës kulturore dhe ideologjike të identitetit të popullit Maqedonas.

Ndërkohë që në Shqipëri, argumenti më i rëndësishëm ku Ilir Meta dhe Sali Berisha janë përplasur egër me Edi Ramën-mazhorancën pra- është reforma në drejtësi.

Është kjo reformë që jo thjesht ndau palët por krijoi në vend një pol politik anti amerikan, ku me porosi janë sharë e denigruar diplomat e ambasadorë nga më të rëndësishmit të Fuqive të Mëdha botërore e Europiane.

Edhe sot, Ilir Meta e Sali berisha e konsiderojnë drejtësinë si mekanizëm të Ramës, megjithëse kanë dërguar e çojnë denoncime, që janë kthyer disa herë në dosje ndjekjesh penale, madje edhe në “pranga ekselente”.

Ilir Meta e Sali Berisha u përplasën me Ramën, por edhe me SHBA dhe BE-në, për vettingun, por edhe Ooperacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët i çuan në Kushtetuese dhe Komisionin e Venecias.

Po përse nuk kërkuan të bëhet referendum popullor për atë çështje kardinale, e që në fakt përbën një logjikë tipike për t’i kërkuar popullit qëndrim plebishitar?

Si LSI, ashtu edhe PD-ja i kishte të gjitha mekanizmat ligjor për të kërkuar mbajtjen e referendumit. Por sipas të gjitha gjasave, nuk e hodhën, pasi do të humbnin. Pasi në ka një çështje të qartë që publiku ka përkrahur e përkrah vazhdimisht ka qenë reforma në drejtësi. Pasi e kanë parë si shpresë dhe mekanizëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, por edhe për të rrëzuar kastën e vjetër 30 vjeçare që refuzon të hapë krahun për gjeneratet e reja.

Por referendum, Meta mund të kërkonte për shumë çështje të tjera, që i ka bazë të akuzave dhe betejës së përgjithshme politike. Qoftë edhe për çështjen më të fundit që i ka dalë atë të dosjes së Sigurimit të Shtetit.

Le të kërkojë referendum me pyetjen se a duhet amenduar ligji i dosjeve, ku të kontrollohen edhe ato zyrtarë që kanë marrë certefikata nga Komisionet “Mezini” e “Bezhani”.  E meqë ra fjala dhe Meta ka qenë kundër  ndryshimit Kushtetues të vitit 2008. Përse nuk ka kërkuar e kërkon një referendum për këtë çështje.

Në fillim të viteve 90 në Itali, një politikan i rëndësishëm demokristian, Mario Segni, i biri i Presidentit tërepublikës Antonio Segni, ndërmori një nismë shumë të rëndësishme politike disa vjeçare. Ai inicoi një sërë referendumesh për të ndryshuar partitokracinë 50 vjeçare në vend që kishte zënë rrënjë me karakterin proporcional të ligjit zgjedhor në vend. Segni ktheu mazhoritarin, duke ndryshuar totalisht arkitekturën politike, sidomos në zgjedhjet e kryetarëve të bashkive dhe të presidentëve të rajoneve, që janë sot element shumë i rëndësishëm në vend. Por Segni, inicoi edhe shumë referendum të tjera për ligje të arkitekturës politike në vend apo edhe për të drejtat civile. Shumicën e tyre i fitoi, por aid he forca e tij politike nuk se pati sukses të madh. Megjithatë vepra e tij mbeti edhe sot e kësaj dite. i tillë ka qenë edhe Marco Panela, një politikan liberal që ka bërë beteja të mëdha për liritë civile, duke nisur nga e drejta e abordit në një vend konservator e katolik si Italia.

Këta janë realisht liderë të partive të referendumit, e jo një forcë politike që ndryshon fytyrë e lidership brenda 30 minutash, e askush nuk di gjë se kush kuan, kush erdhi dhe çfarë do bëhet.

Pastaj metafora e “Betejës së Stalingradit” në një ditë kur vendi përkujton 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me SHBA, duket së paku një gjetje e çuditshme. Siç është edhe “revolucioni i Mimozave”, ku nga ana tjetër tallet me Bashën për djegien e kërpurdhës para kryeministrisë. Diskutim i gjatë? Natyrisht se këtu, e gjithë kjo zallamahi bëhet se sit ë sistemohet personalisht Presidenti i sapo ikur. Vetëm kaq!

TemA

12 Komente

  1. c
    ce

    Shume shpejt do atashohet prane Agush Habib Burgibes me hanxhar ne dore dhe strateg'ja nderplanetare, kozmike, leshelike, babaxhike me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja e cila do mare drejtimin e divizionit te lristave erotiko naziskine te Haremit famekeq te Jales . Pastaj nen komanden e kejdi dhembcakalles qe u be deputete 18 vjece me shkolle te mesme , do filloje dhe beteja e staligradit ku particka e Lirise do shkoje ne te s'emes.

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      Shume shpejt do atashohet prane Agush Habib Burgibes me hanxhar ne dore dhe strateg'ja nderplanetare, kozmike, leshelike, babaxhike me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja e cila do mare drejtimin e divizionit te lristave erotiko naziskine te Haremit famekeq te Jales . Pastaj nen komanden e kejdi dhembcakalles qe u be deputete 18 vjece me shkolle te mesme , do filloje dhe beteja e staligradit ku particka e Lirise do shkoje ne te s'emes.

      Përgjigjjuni
      1. Çekiçi

        O Sali psikopati O Ilir hajvani SHBA feston më shqiptaret Nuk feston më NON GRATA As më spiuna te sigurimit te shtetit Thënë troq SHBA nuk feston më ndytsira siq janë Sala Meta

        Përgjigjjuni
        1. P
          PD

          i shemtuar nga jashte , i zi nga brenda ! Felliqesire qe do mbaje ere kalbje per shume kohe ... Vrane , prene , aksidentuan , dhe helmuan shume shpirtra te paster demokratesh te vertete !

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liliputana nga Vila e Lalzit

            liriiiii o liriiiiiiii , te keqen Lili jot tye o Floririn salehut ,mos e ul koqen ashtu bre , ta hangsha ate gjoksin e varun si thithLopa kur e qisje plazhit ma do bythecat VIPa salehut tem ka 30-vjet si puno fare dhe koken nalt e mban dhe qesh -shiko sa i bukur osht shpellari jem . Ta gezosh emrin e Partis se re ilir Partin e Liris ! eeee le te plasin Komunistat nga inati .Me ne fitojn te gjithe . Nderkombetaret dhe zagaret ( Ups ),ktu . Po ku ta gjeten ate Vrym o i sterruar dhe ta futen te tere hurin menjiher ,Komunistat e Sigurimsat e poshter . Hidhi Milnonat € qe ke ne Bankat e Botes per Miqte tane se ne dite te veshtira duhet Miku . Shpeto koken se do te fusin ne Burg te pejetshem ,po t'i zbuluan te gjitha cfar i ke ba ti ktij vendi . Kujdes se na degjojne Komunistet

            Përgjigjjuni
            1. L
              Ladi, patrioti yt prej Berdice

              YLL MOS U NGUTNE VLERESIME SE JE GAZETAR PROFESIONIST JO MILITANT PARTIE. TE THEM MOS U NGUT SE KJO QENIA SPIUN I ILIR METES VJEN ERE SAJIMI E GRUPIT TE BASHIBOZUKEVE TE RAMES E PANXHARIT ERION VELIA E DO ME VINTE KEQ NESE NESER DE DO RREZOHESHIN SHKRIMET E PUBLIKUME. MOS NDIQ MERON NE KET PIK SE AI KA PEND TE ARTE POR ESHTE SHERBETOR PER INTERESA.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Prape

                Ylli Pata krejt i paafte e pa personalitet gazetaresk. Nuk ka idene minimale te llogjikes se gjuhes shqipe e shkon e ngaterrohet me simbolika te retorikes politike. Nuk ia ka idene ku vihet apostrofi, presja apo ë--ja fundore. Nuk di te lakoje emrat apo te zgjedhoje foljet. Nuk ia ka haberin menyrave lidhore a deftore. Nuk ka asnje fjali pa gabime e gafa. Perdridheg me fraza te gjata se eshte krejt i pazoti te shprehe nje mendim te qarte e te sakte. Ky qe duhet te kthehet ne tetevjeçare te mesoje morfologji e sintakse nuk ka asnje kompetence per te bere analiza te gjendjes shqiptare.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Moisi Golemi

                  ????????????????????

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shen pjetri

                    bravo bajram peci

                    Përgjigjjuni
                  2. F
                    Fatmiri

                    Permendja e Betejes se Stalingradit,per politiken e dites,tregon se autori ka shume vite qe eshte merzitur me librat.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dakord

                      Kush ka dyshim se ku do sistemohet ish presidenti???? Po ne Reç mo, aty ku e ka vendin.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Albi

                        Eshte kerric gomari.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje