Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha se diaspora është dimension plotësues i identitetit kombëtar shqiptar.
“Sot nuk mblidhemi për në takim të radhës, si çdo herë kur bëhemi bashkë, dot në këtë sallë rreh një zemër e madhe, që e bën këtë qytet më shumë se vetëm kryeqytetin e Shqipërisë, e bën një shtëpi të përbashkët për të gjithëve. Samiti vjen në një moment kyç, Shqipëria po ecën drejt të ardhmes evropiane dhe të njëjtën gjë mund të them dhe për Kosovën. Diaspora nuk është thjeshtë jashtë, jo një adresë kur drejtohemi kur kemi nevojë, por një dimension plotësues i identitetin tonë kombëtar.
Gjuha shqipe është ADN jonë, është kujtesë, identitet, vazhdimësi. Pa gjuhën do në na mbetej vetëm trupi. Përpjekjet për gjuhën, në rajon e diasporë, janë përpjekjet për të qenë vetvetja. Nëse gjuha jonë që i ka rezistuar shekujve, dobësohet sot kur jemi më të ditur e më të lidhur, përgjegjësia është vetëm e jona. Gjuhën shqipte ta çojmë në vendin që meriton, në familjen e madhe evropiane. Nga brezi i par që u largua me pak shpresë, por shumë kurajo, ju keni ndërtuar një kapitull të ri të Shqiptarisë globale. Edhe nga larg ju keni gjithmonë afër. Sot në kohë zhvillimi ju duam partnerë. Atdheu kudo ku është, atdheu ku ka shqiptarë. Përmes rrënjëve lartësohemi, përmes dijeve forcohemi”, tha Hoxha.
Ku e ka gjetur kete personazh antipatik, vetem per minister qe ska lidhje.
Ada! Ky zotnia me emrin Ferid Hoxha, eshte personi me I njohur diplomatik i Shqiperise ne Bote. Kjo per aresye se para 4 vitesh kur Shqiperi kryesoi Keshillin e Sigurimit te OKB, (mbeshtetur nga USA), zotnia ishte Ambasador I Shqiperise ne kete Keshill. Dhe per pasoj kryesonte kete Keshill. Por ajo we qe e beri te famshem ne gjithe kancelerite e Botes dhe ne okb, ishte drejtimi elegant, parimor ketij Keshilli i cili u shoqerua me fjalime te Z.Hoxha me ide te qarta dhe te prezentuara me kopetence dhe ekspertize e analiza cilesore. Kjo eshte kaq e vertete sa edhe ambasdoret e Rusise dhe Kines e kishin te veshtire ta kundershtonin. Pra kjo eksperience eveidentoi nje Ferid Hoxha, si diplomat I klasit te Pare. Kjo eksperience eshte ndoshta historia e suksesit me te madh qe ka arritur Shqiperia ndonjehere. Emerimi I tij si Minister I Jashtem nga Z.Rama, eshte ndoshta nga emerimet me cilesore qe ka bere keto 13 vjet. Ada me vjen keq! Por edhe si paraqitje eshte mjafte burre dhe interesant.
Ada nese je e ndergjegjshme do pendohesh per kete koment. Padiham apo injoranca nuk jane argument per te sulmuar nje Person qe s'ke info. Perkundrazi ke turperuar vehten keqas. Krenar per F.H., diplomatin me cilesor we ka njohur Shqiperia ne keto 36 vjet!
He mor njerez,Ada dha mendimin e vete,nuk jua mori Feridin,e mbani mor ta kini me ymer e shendet.
Cfare thone keta more amam! Diaspora kerkon te beni shtet me te vertet demokratik dhe jo te meaning fjalime dhe pleniume si dikur! Cfare do te thote "Dimension plotesues"? Flisni me fjale te thjeshta se kjo eshte moderne. Lerini keto fjalet bombastike! Mos ne del ndonjeri ketu dhe thote se nuk marre vesh prandaj po ju them vete tani. Kam edhe arsim edhe eksperience pune ne perendim me shume se ku qe mban kete fjalim.