Pse ankohen shqiptarët dhe pse të huajt? Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Heqje nga puna për bindje politike 

13 Prill 2026, 20:41Politika TEMA
Pse ankohen shqiptarët dhe pse të huajt? Komisioneri për

Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda, ka treguar se për çfarë ankohen të huajt dhe shtetasit shqiptarë.Sipas tij, shqiptarët ankohen për largim nga puna edhe për shkak të bindjeve politike, ndërsa të huaj që punojnë këtu për mbajtje me forcë të dokumenteve.

-Anila Hoxha: Ju theksoni në raportin vjetor se shumë qytetarë janë ankuar për motive politike, për çfarë bëhet fjalë?

-Robert Gajda: U bë viti i pestë apo i gjashtë që na rezulton se heqjet nga puna për bindjet politike vijnë tek ne dhe ankohen . Më parë kishim vërejtur  ankesa për largime nga pushtetet qendror. Tani e shohim tek vendori. Dhe bëhet fjalë për njerëz që hiqen nga partitë opozitare, por nuk mbeten imune edhe ata që kanë kryetarë të pushtetit vendor nga opozita dhe kanë larguar nga puna të pozitës.

-Anila Hoxha: Ata që largohet janë më së shumti të opozitës apo mazhorancës?

-Robert Gajda: Në pjesën më të madhe titullarët janë të pozitës dhe ata që ankohen janë të forcave të opozitës

-Anila Hoxha: Të huajt trokasin gjithashtu  në institucionin tuaj dhe pretendojnë diskriminim. Për çfarë shkeljesh flitet?

-Robert Gajda: Akuza për shembull të mbajtjes me forcë, të mbajtjes me forcë të  dokumenteve, mos pagim rroge dhe gjuhë urrejtjeje. Ne nuk mund ti ndjekim të tëra, ato që janë penale i kemi adresuar menjëherë   në prokurorinë dhe policitë e Durrësit dhe ë Vlorës konkretisht që ti verifikojnë se pretendimet janë shumë të rënda në këto raste.

1 Komente

  1. F
    Fshatari

    Nuk te heq njeri nga puna per bindje politike ne Shqiperi Te heqin nga puna po nuk ja le ate gjene shefit ose po te mos e ndihmosh shefin per te mare apo lare parate e korupsionit Shqiperia ska pozite opozite ka te koruptuar dhe femra te bukura

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje