Bilali kritika drejtuesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë: S'ka kompani amerikane që është penguar të investojë nga klima e biznesit në Shqipëri

29 Korrik 2023, 10:29Politika TEMA

Bilali kritika drejtuesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë:

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka kritikuar drejtuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, pasi ky i fundit ka deklaruar se klima e biznesit në vendin tonë është jo miqësore.

Në një postim në Facebook, Bilali shkruan se Jaço është kontradiktor në qëndrimet e tij në raport me investimet amerikane në vend, njëherë ka deklaruar se investimet nga SHBA në Shqipëri janë trefishuar dhe më pas thotë se investuesit amerikanë janë hasur me problematika.


Ministrja thotë se që kur mban këtë post nuk ka dëgjuar për ndonjë kompani amerikane apo europiane, që e ka penguar klima e biznesit në Shqipëri të investojë.

Madje ajo edhe ngre një pyetje për Jaçon se si e shpjegon faktin se amerikanët investuan 3 herë më shumë në Shqipëri për 4 vitet e fundit.

Postimi i plotë:

Drejtuesi i AmCham para 4 ditësh (vetëm pasi u publikuan statistika me shifra) pohon dhe shprehet i kënaqur që janë 3-fishuar investimet amerikane ne vend.

3 ditë më vonë pas publikimit raportit të Departamentit të Tregtisë (i parifreskuar prej 2 vjetësh), rimarrë nga DASH me disa ndryshime, shprehet që problem është klima jo miqësore e biznesit. Pyetja që të vjen menjëherë në mendje është, si e shpjegon drejtuesi shqiptar i AmCham (normalisht ai duhet të kontribuoje në leximin objektiv të aktualitetit në terren) faktin se amerikanet investuan 3 herë më shumë në Shqipëri për 4 vitet e fundit, ndërkohë që një seri investimesh të tjera të mëdha amerikane janë ne proces përgatitjeje?!

Askush nuk i mohon këto probleme, po qyshse jam në këtë detyrë as e kam hasur dhe as kam dëgjuar për ndonjë kompani amerikane apo europiane, që e ka penguar klima e biznesit në Shqipëri të investojë! Madje përkundrazi, kam pasur vetëm reagime shume pozitive prej tyre për mikpritjen dhe trajtimin në Shqipëri. Njëjtë kam dëgjuar edhe nga koleget e mi!

Sa gjynah kur bashkëqytetarë tanët, aq me tepër në funksione të tilla ndikojnë për keq, pa asnjë fakt apo shifër, në ushqimin e perceptimeve të deformuara prej vitesh qoftë tek opinioni publik, qoftë tek miqtë dhe partnerët e huaj!

Por shyqyr në fund mbetet si gjithnjë puna me faktet e punës, për të cilat flet sot edhe Shqipëria turistike, me të dhënat e saj mbresëlënëse!  

18 Komente

  1. J
    Joni

    Ky Jaçe shfaqet si pjesë e opozitës destruktive. A ka ai ndonjë biznes dhe në çfarë rasti është penguar? Nuk është here parë që.bën këto deklarata në tym, se di se me çfarë qëllime.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      ,.....paguhet extra nga udb dhe intelegjenca greke!Edhe rastet e tilla duhet në heshtje BKH ti hetojë,si dhe shumë deklarata nga persona publik që bien ndesh me interesat e shtetit shqiptar.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Angjelin

        Po Joni po ta jap une nje rast. "Duty Free" sipas te gjitha rregullave te tregtise se lire duhet ti kalonte kompanise fituse Amerikane por akoma eshte nen administrimin e gruas se te famshmit Gjin Gjoni. Doni te tjera?

        Përgjigjjuni
        1. J
          Joni Joni

          Ky eshte nje k.ur.ve e keqe

          Përgjigjjuni
          1. J
            Joni Joni

            Ky eshte nje k.ur.ve e keqe

            Përgjigjjuni
          2. Çelo Mezani

            Ky tipi mu si urith, qe nga surrati duket si mi haleje.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari

              Sakte zj ministre. Ne qoftese ka ankesa te adresohen me emra qe te jene te besueshem.

              Përgjigjjuni
              1. F
                F-35 A

                Nje cope legeni qe njelloje si soji i tij ne sektor te tjere kane vetem nje mision, te nxijne vendin e tyre. Per pese lek ja kane shitur shpirtin djallit!

                Përgjigjjuni
                1. s
                  specialisti

                  Bravo Edona Flet me fakte. Edhe pse eshte e ashtuquajtura Dhoma Amerikane e Tregtise, drejtuesit te saj duhet ti thuhet qe po gabon. Pa frike. SHBAH solli ne Vlore prodhuesat e energjise qe nuk punojne, Do ndertoje edhe Skavicen. Investime madhore.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drilon

                    A medet kush ka ngel me mbrojt punen e qeverise

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rilindja e Lenka Cukove

                      Ja dhe Bilja e Rames, nje nga Lenkat e Rilindjes qe merr persiper te flase per ato qe nuk kupton e nuk e ka idene fare.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Na myten

                        Sa kare je mi Edona! Direkt ne sulm frontal. Po ajo fjalia e fundit nxjerre nga Vepra 19 e Shokut Edi. Argument qe ta mbyll gojen! Pupupupu!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          ALBAN DEGA

                          DIZINFORMIMI DHE AQ ME TEPER KEQINFIRMIMI NE CDO SHTET PA PERJASHTIM ESHTE VEPER PENALE- KRIM - Askush nuk eshte mbi ligjin. - As Drejtori i Dhomes Amerikane te Tregtise Enio Jaço… as Ministrja Edona Bilali … as Departamenti amerikan i Shtetit qe nuk ka rifreskuar raportin e tij te para dy vjeteve te publikiar dje …!? Cilido prej tyre qe ka dizinformuar apo keqinformuar per kete ceshtje duhet, must, te jape llogari ! Me e pakta… duhet te kerkoje falje publike . Askush nuk eshte mbi ligjin.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pickaxhiu

                            Keshtu ndodh ne Shqiperi hane mut qe te perfitojne ndonje cope torte

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xhaxhi

                              Nuk eshte i vetmi shqiptar qe urren shqiperine. Per inat te tyre Shqiperia do te behet. I shikon cdo dite si nxijne nga surrati duke pare turistet qe e duan shqiperine. I torturuan gazetaret neper vape mikrofon ne dore te gjejne ndonje turist qe urren shqiperine apo te ankohen, vetem shqiptare gjejne.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Ben

                                Qenke shume idiot zotrote! Vetem korrupsioni ne cdo nivel eshte pegese.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Real

                                  Po normale kjo qe thote ministrja. Ajo eshte pjese e vjedhjeve te ripjelljes.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Denis

                                    Kjo ndodh kur ata qe prodhojne duhet te marrin leje nga ata qe skan prodhuar kurre ne jeten e tyre.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje