Ministrja Xhaçka: Fredi Beleri i barabartë para ligjit, Athina të presë shfaqjen e fakteve

12 Maj 2023, 15:00Politika TEMA

Ministrja Xhaçka: Fredi Beleri i barabartë para ligjit, Athina

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për arrestimin e Fredi Belerit, kandidat për kryetar bashkie të Himarës, dhe thotë se blerja e votës është shkelje e rëndë në legjislacionin shqiptar.

“Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat e minoritetit grek që marrin pjesë në zgjedhjet tona”.

Xhaçka thotë se Fredi Beleri nuk meriton trajtim të veçantë dhe është i barabartë përpara ligjit. Ministrja e Jashtme i përgjigjet edhe Athinës zyrtare, duke i kërkuar që të presë me durim faktet dhe drejtësia shqiptare të mos veprojë nën presion.

“Kandidatura e shtetasit shqiptar, Alfred Beleri që kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër. I takon vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve që ta trajtojnë këtë çështje në përputhje me provat.

Me respekt, u kërkojmë miqve tanë grekë në Athinë që të monitorojnë nga afër e me durim zhvillimin e çështjes, duke lejuar drejtësinë shqiptare të kryejë punën e saj, pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve”, thuhet në reagimin e ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

2 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Komisioni Zgjedhjeve ti kerkoj SPAk akuzen, dhe nje sasi provash, kete duhet ta beje urgjentisht, te raportoj edhe perfaqesuesit e monitorimit zgjedhjeve OSBE. Ka mundesi qe keto para te financohen nga Greket, prandaj Qeveria Greke ben presion. Kjo duhet bere para zgjedhjeve. Njerezit duhet te qartesohen.

    Përgjigjjuni
    1. a
      aa

      Kryebashkiaku Jorgo Goro dhe Këshilli Bashkiak i Himarës, më 4 nëntor 2021 kanë miratuar resortin “Dreamades Luxury Suites” në Gjilekë, por vendimi është zhdukur nga arkiva, pasi sipas informacionit, qiraja për 5200 m2 plazh i është caktuar 3 lekë/m2 në muaj; taksa e infrastrukturës 3% e investimit i është falur, ndërsa 5 taksat lokale nuk do t’i merren për 30 vjet, me justifikimin se do punësojë banorë të zonës

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje