Miratimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

20 Shkurt 2026, 11:10Politika TEMA
Miratimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ pas miratimit të Ligjit të ri për Shërbimin e Jashtëm, pas diskutimeve të gjata që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit.

Sipas saj, ligji i ri synon të forcojë kapacitetet diplomatike të vendit, të modernizojë strukturat e shërbimit të jashtëm dhe të rrisë efektivitetin e përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në një moment kyç për proceset integruese dhe sfidat gjeopolitike.

“Pas diskutimeve maratonë, në orët e para të mëngjesit, miratuam Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, një instrument thelbësor për ta ngritur edhe më tej përfaqësimin e Shqipërisë, në lartësinë e sfidave të kohës”, shkruan Spiropali.

2 Komente

  1. T
    TI

    Perfaqesimi i shqiperise ka rene me poshte se asnjehere me ty Znj. botoks diplomacia

    Përgjigjjuni
    1. n
      niko kalemi

      Ligjin e sherbimit te jashtem ti e gjete gati prandaj per mirnjohje dhe mirsjellje duhet te beje nje falenderim per autoret qe e hartuan por ti si specialiste per gjithcka (ne fakt vetem per llafollogji )nuk e kupton sepse ke kaluar ne delire.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje