“Mjaft e mbajtët peng Kuvendin”, Spiropali - opozitës: Qetësohuni, ejani të flasim! Sillni propozimet për Reformën Zgjedhore

7 Mars 2024, 10:50Politika TEMA
“Mjaft e mbajtët peng Kuvendin”, Spiropali - opozitës:

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë thirrje opozitës që të mos vijojë me skenarin e bllokimit dhe të mos marrë më peng Kuvendin.

Spiropali i ftoi që te gjejnë një gjuhë të përbashkët, të paraqiten në Konferencën e Kryetarëve, si edhe një ftesë e pati që të sjellin propozimet e tyre për Reformën Zgjedhore.

“Hera e parë që marr faljen në këto katër muaj të këtij teatri. Dua t’iu them diçka shumë miqësisht. Sot është 7 marsi, vetëm një koment.

Po qetësohu more qetësohu.... Desha të bej një urim për mësuesit e Shqipërisë, besoj edhe në emrin tuaj... Po qetësohuni more çkeni.

Besoj mësuesit na kanë mësuar që kur flet dikush nuk ja marrin fjalët tjerët, nuk bëhet zhurmë, s’ka bilbila. Ka ardhur koha që ti gjejmë dy fjalë të përbashkëta. Ejani në Konferencën e Kryetarëve të biem dakord për objektet, ejani në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe sillni propozime përmbajtësore, por mos e merrni peng këtë ditë që nuk është e jona për e mësuesve.

Gjithë fëmijëve të Shqipërisë po i jepni sot shembull të shëmtuar. Jemi shumë afër që të gjejmë një zgjidhje. Partinë  e bashkuat, udhëheqësit janë bashkë, jeni të fortë e të gatshëm, vazhdoni para dhe zgjidhja është shumë e thjeshtë”, tha Spiropali.

 

4 Komente

  1. a
    artan hoxha

    o spropali o kurv qepe

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adriatik.

      O Artan,a ke moter,ake nene.a ke grua.Ti je ndyresire.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Ziguri.Guri I Zi

        Ku marnin vesh majmunet moj zonje ata jane mesuar te kacavirren neper peme ky eshte zanati I tyre

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Respekt per ju zonja Spiropali. Vleresoj perpjekje tuaj per te zbutur kafshet, por dikur duhet te kuptoni se ja vetem nje menyre: tu dore mi paqesusht pushtetin ne tavoline, ndryshe kafsheri te nuk ndalen. Pa provìni nje here ti shpallni organizate terroriste e ti nxirrni jashte ligjit (dhe kjo eshte e vetmja menyre normale). Ndryshe faji i destabilizimit nuk do jete ne i tyre, por juaji

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje