Ka nisur seanca plenare e radhës në Kuvend. Grupi i Rithemelimit të Sali Berishës prej disa muajsh vijon me skenarin e saj të bllokimit të punimeve normale të Kuvendit.
Edhe sot deputetët e Rithemelimit nuk kanë hequr dorë nga zhurmuesit.
Në rendin e ditës së sotme është futur edhe pr.ligji për investimet strategjike, të cilit i është zgjatuar afati deri në dhjetor 2024. Ky ligj ka hasur kundërshti të mëdha nga opozita, por gjithsesi për shkak të skenarit të Rithemelimit pritet të votohet me votat e mazhorancës pa diskutime.
NON GRATA VAZHDON REMUJEN,eshte fatkeqesi qe ka kaq shume anti amerikan ne kete vend qe akoma mban komunoste me damke si Sali vrasesi.