Monika Kryemadhi: Edhe Kajmaku do ishte në konferencën e qeverisë për antikorrupsion po të mos e arrestonin italianët

13 Qershor 2022, 20:10Politika TEMA

Monika Kryemadhi: Edhe Kajmaku do ishte në konferencën e qeverisë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ironizuar Konferencën Antikorrupsion ku morën pjesë eksponentë Kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane e eksponentë të tjerë të qeverisë dhe të huaj.

Kryemadhi thotë se në panelin e sotëm të qeverisë do ishte edhe Agim Kajamku po të mos ishte arrestuar nga italianët.

“Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët. Patjetër, sepse të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë “kampionët” e kryeministrit.

Reformën në drejtësi e miratuam bashkarisht si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsionit të ishte përherë ekskluzivisht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv. Ky i fundit, dmth qeveria, është edhe më i korruptuari!”-shkruan Kryemadhi.

Drejtuesja e LSI-së thotë më tej se salla ishte mbushur me punonjës civilë që dëgjuan fjalimin propagandistik të kryeministrit.  

“Ndërkohë që punonjësit civil të çuar me detyrim në takim dëgjuan fjalimin propagandistik të kryeministrit, i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve: një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë.

Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë!”-shkruan Kryemadhi.

12 Komente

  1. v
    vjosa

    A ka kajmak me te madh se Like floriri...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti i Porcelanit

      Padyshim qe Agim Kajmaku do te ishte ne qeverine Rama, perderisa Like Floriri eshte ne krye te Presidences se Republikes. Kur do te zhdukesh nga qarkullimi o neperka e Shalvareve?

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Dorëzoni gjënë e vjedhur,zonja baxhellë.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Monika hajdute me cizme

        Vetem ti nexhmije me ilir hajdutin mund ta luftoni korrupsionin.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taras Bulba

          Kur flet dhe ky burri Monik per korupsion , mos ngelte njeri pa fole

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtësia

            Shko pirdhu KUSARE

            Përgjigjjuni
            1. M
              Miu

              Edhe ti gabimisht je aty ku je. Hajdute, llafazane, ordinere, palaço grua, e tjera e tjera.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa

                Po ty me Like FLORIN kur do ju arrestojne?

                Përgjigjjuni
                1. Bisha NANO

                  FLET DHE «PROFESORESHA» E KORRUPSIONIT….

                  Përgjigjjuni
                2. k
                  kthhh

                  Ka edhe me keq. Mund ta kishim president si krye hajdutin Meta.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    D.Didani

                    Ja qe nuk ishte...Mendje e madhe ,ce pyet! Shan i dhjeri te permjerin! Me e mira e juaj eshte te heshtni!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koli

                      Po ty kur te Arrestuan ne aeroport per Kontrabande,apo ishte kohe tjeter atehere.Mut ju,Mut ata.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje