Rama: Kujt ia priste mendja se sot në burg do të kishte politikanë të nivelit të lartë, askush nuk është më i paprekshëm

13 Qershor 2022, 17:37Politika TEMA

Rama: Kujt ia priste mendja se sot në burg do të kishte

Kryeministri Edi Rama duke folur në “Konferencën Antikorrupsion” tha se sot Shqipëria ka nisur të marrë frymë, falë reformave që janë bërë në vend.

Ai tha se askujt më parë nuk ia priste mendja që për një kohë të shkurtër pas reformimit të sistemit të drejtësisë, do kishte pas hekurave, ministra, deputetë apo kryebashkiakë.

E pamë të udhës të shoqëronin nxjerrjen e raportit antikorrupsion me këtë konferencë sepse besojmë se është shumë e rëndësishme të ndajë me publikun dhe vështirësitë si dhe të vendosim në një perspektive këtë sfidë të vazhdueshme, e cila asnjëherë nuk mbaron, sepse në asnjë shtet të botës që nga shtete më të zhvilluara, çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht. Por ndërkohë për të kuptuar se Shqipëria ka filluar të ndahet shumë qartë nga një fazë kur korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt.

Nuk ka qenë përpara 30 vjetësh, por ka qenë deri para pak vitesh kur të gjitha shërbimet për qytetarët jepeshin me kontakt fizik, dhe kur dhe për shërbimet më bazike dhe të përmuajshme, siç ishte pagesa e dritave qytetarët duhet të qëndronin në radhë shumë të gjata, që t’iu jepej mundësia të paguanin kontributet e tyre. 300 mijë kontakte fizik kishte në muaj mes qytetarëve dhe shtetit, ku kishte arbitraritet të vazhdueshëm, mungesë të plotë cilësie në shërbim, mungesë transparence dhe shumë para nën dorë.

Nga ana tjetër për të kaluar në zemrën e sistemit ai ishte i kapur nga kanceri i një drejtësie të korruptuar, gjerësisht të kalbur dhe faktikisht të transformuar në një Pazar ku e drejta shitej ose blihej. Pavarësisht se brenda sistemit kishte si kudo njerëz të zotë e të ndershëm, tërësia e sistemit e bënte të pamundur të promovoheshin, por dh për njerëzit e thjeshtë të garantoheshin nga sistemin i drejtësisë.

Ne u fokusuam në të dyja drejtimet, reformimi i drejtësisë dhe ai i shërbimeve. Për reformimin e sistemit të drejtësisë do të ketë një panel të veçantë. Do doja të thosha vetëm diçka që biem dakord të gjithë pavarësisht bindjeve apo rezervave që mund të kemi, madje pavarësisht simpative që mund të kemi në aspektin politik.

Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë, kush e mendonte se do të vinte dita vetëm pak vite më pas nga fillimi i reformës në drejtësi ku askush më nuk do ndihej i paprekshëm, që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur, deputetë do të merreshin në hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika, dhe e fokusuar tek misioni i saj për drejtësi”, tha Rama.

30 Komente

  1. E
    Erti

    Korupsioni po zhduket fale punes suaj

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gena

      Per vendin tone po pubohet shume qe korrupsioni te mare fund

      Përgjigjjuni
      1. R
        Red

        Ik o Rame se te doli boja dhe ty si te tjeret.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Parim

          Me vjen mire qe srejtesia spo kursen asnji por po godet dhe personat me grada te lrta qe kane shkelur ligjin. Ju pergezoj per kete pune

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eda

            Drejtesia do te vihet ne vend. Te gjithe qe kane bere krime dhe korrupsion do te marrin ate qe meritojne. Vetem fale punes suaj kjo gje po behet e mundur zoti rama

            Përgjigjjuni
            1. t
              toni

              sh e vertet nje merit e ka fhe z.rama por dhe e spakut qe prap merita e tijceshte sepse ai e beri funksjonale

              Përgjigjjuni
              1. t
                tini

                me te vertet nuk ishte menduar dhe shume mir qe jan futur ato qe bejn krime duhet te futen

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Saimir

                  Spak ka bere nje pune te mrekullueshme kunder korrupsionit te niveleve te larta

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    andia

                    bravo z. rama qe po lufton korrupsionin ne vend

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sala

                      Pervec deputeteve edhe gjyqtare dhe prokurore jane pas hekurave dhe e gjitha kjo fale spak ????????

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Olti Hipopotam Curri

                        I njejti person komenton me emra te ndryshem hahaha po Ik mor idiot mos komento me se turperove dhe vete liderin global dhe socialistet e ndershem ketu.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ada

                          Kjo gje vjen fal punes dhe luftes qe ju i keni shpallur korrupsionit ne vend

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Luan

                            Epo kushdo qe ben gabime te renda vendin ne burg e ka

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Anisa

                              kushdo qe ben gabime dhe krime te renda duhet te denohet

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Eni

                                Cdo kush qe ka abuzuar ose shkelur ligjin duhe te mar ate qe meriton qoft politika ose qytetar i ketij vendi

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arjan

                                  Pavaresisht se jane politikane kjo nuk i mbron ne momentin qe bejne krime

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Erinda

                                    edhe ato politikane qe merren me korrupsion vendin aty e kan

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Flamur

                                      Ndaj me pelqen kjo gje qe po behet per te luftuar korrupsionin

                                      Përgjigjjuni
                                    2. L
                                      Luan

                                      Jo vetem politikane po edhe prokurore e gjyqtare kane perfunduar pas hekurave fale spak

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Rildi

                                        Po kshu ndodh sepse reforma ne drejtesi po funksionon

                                        Përgjigjjuni
                                      2. A
                                        Adela

                                        Shembulli i nje qeverie qe ka punuar me transparence dhe nuk i ka diferencuar njerezit kur ka ardhur puna per venien e drejtesise ne vend.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Q
                                          Qazim

                                          SPAK e ka kryer detyren e vet me se miri

                                          Përgjigjjuni
                                          1. i
                                            inis

                                            jam shum pro nismes se km te vendit per te kapur te korruptuarit

                                            Përgjigjjuni
                                            1. a
                                              alesia

                                              burgun e meriton cdo i korruptuar ne kete vend qoft politikan qoft biznesmen qoft nje punonjes i thjeshte

                                              Përgjigjjuni
                                              1. e
                                                eraa

                                                asnje nuk eshte i paprekshem sepse reforma ne drejtesi po funksionon nuk ka te eje me posti leket apo ku ta di un miku qe ka gjithsecili.Me reformat qe ka mare qeveria e Rames secili do te mari ate qe meriton

                                                Përgjigjjuni
                                                1. e
                                                  egra

                                                  Ketu duket qe reforma ne drejtesi po funksionon.Prandaj po permiresohet shqiperia dhe po ecen para me shume se cdo here tjeter.Krenare per shqiperine e rilindur.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. e
                                                    ergi

                                                    po vertetohet qe barazia funksionon ne kete vend.Nuk ka me rendesi posti leku apo miku i gjithesecilit.Kush thyen ligjin duhet te vuaje denimin.Bravo Rama je burr shteti

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Bledi

                                                      Spak e ka treguar se eshte nje force e shtuar per forcimin e ligjit dhe zbatimin e saj

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Mandi

                                                        Korrupsioni ne shqiperi i ka rrenjet e thella por ju po arrini ta pakeoni dhe tia kufizoni fuqine

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

                                                          Kështu bën pordhë bythqimi I Netës po para Qifes dhe Tomës rri sus me breket ulur. Ja mori me goje çunit te Qifes si gore sanatoriumi.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje