Opozita kërkon seancë dëgjimore për Hartën Gjyqësore

13 Qershor 2022, 13:03Politika TEMA

Opozita kërkon seancë dëgjimore për Hartën

Deputetët e opozitës shprehen se kanë ndjekur me vëmendje diskutimet që kanë pasuar vendimin e datës 10.06.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e “Hartës së Re Gjyqësore”.

Deputetët kanë marrë mesazhe të shumta nga qytetarë të ndryshëm që shprehen të shqetësuar lidhur me mbylljen e gjykatave në qytetet e tyre. Vecanërisht shqetësuese mbetet situata për banorët që do t’ju duhen të udhëtojnë për kilometra apo orë të tëra për të mbërritur pranë gjykatës kompetente për gjykimin e cështjeve të tyre.

Sipas deputetëve të opozitës, riorganizimi gjyqësor lidhet me një të drejtë themelore që ka të bëjë me aksesin në drejtësi, të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

2 Komente

  1. E
    Emigranti

    Imagjinoni te vijne ne pushtete kjo klase politike e tre PD_ve,ç’fare lesh arapi do te behej Shqiperia ????????????????????????

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardhyl

      nuk i vjen mire qe gjyqtaret e tyre te korruptuar duhet te largohen prandaj bejne gam gam nga mengjesi gjer ne darke. pd nuk eshte parti por klan fisnor

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje