
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sërish kërkesën për ngritjen e Komisionit për Investimet Strategjike. 35 firma deputetësh janë mbledhur, ndërsa mes tyre shihet që ka firmosur edhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha.
Mazhoranca socialiste rrëzoi të enjten kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike.
Përsëritja e kërkesës u bë pasi Agron Duka tërhoqi firmën pak ditë më parë, ndërsa në vend të tij për ngritjen e komisionit firmosën Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, të cilët sipas argimentimeve të demokratëve për shkak të axhendës nuk kishin mundur të firmosnin.
Bashistet e berishistet pasi shkaterruan PD_n,i jane versulur te pengojne punen ne parlament dhe shkaterrimin e shtetit. Shpresoj qe maxhioranca mos te bjere viktime e kerkesave pa llogjike,duke bere shou ne televisione ????????????????????????