
Nga Ylli Pata
“Fitorja e 6 marsit” në Shkodër u përdor nga Berisha si me qenë “levë Arkimedi”, kur në fakt sot kryebashkiaku Bardh Spahia nuk ka zgjidh ende nyjen e njerëzve që do të ketë përkrah tij në ekzekutivin e bashkisë. Pasi ka një përplasje të madhe me LSI-në, e cila po refletohet deri në selinë e PS-së, ku mbrëmë pamë një “hall of fame” të figurave të partisë së Ilir Metës.
Megjithatë fitorja e Bardh Spahisë më 6 mars nuk është “veza e Kolombit”, madje edhe pse nuk është thënë realisht kryebashkiaku aktual nuk se i ka gjërat në dorë. Nuk ka shumicën në këshillin bashkiak, e gjithashtu ka shumë pak kohë, deri vitin e ardhshëm për të treguar që ja del për të qeverisur apo krijuar një model për Shkodrën.
Për Shkodrën? PD e ka pasur që nga 31 marsi 1991, e që është një qytet sot pa asnjë model zhvillimi, nuk se PS i ka dhënë një dorë të madhe, madje ka shumë probleme e kritika në këtë rast, por Rama e qeveria e PS ka bërë Shirokën, Vermoshin e Thethin, duke mos i lënë PD-së një mundësi për të treguar se realisht kanë një koncept për qytetin. Që nga Stadiumi “Loro Boriçi”.
“Nuk e ka lënë qeveria PD-në ta bëjë Shkodrën siç e ka vizionin”? Sepse kështu thonë, po realisht si e ka PD vizionin për Shkodrën, por edhe qytetet e tjera. Sepse beteja më e afërt e opozitës në vitin e ardhshëm janë zgjedhjet vendore. PD ka bërë të ditur se ka ndërmend një reformë territoriale, ku ka ndërmend ta ndryshojë konfigurimin e 61 bashkive aktuale. Po a e ka vërtet një vizion të tillë, e nëse e ka ku e mban aman? Po edhe nëse s’e ka të plotë, përsë nuk nis të dsikutojë ide rreth kësaj reforme, që e ka bërë të ditur se e ka për zemër.
Cili është modeli i PD-së për zhvillimin e Tiranës, qyteteve kryesore, të cilat deri më sot i ka kontestuar fort qeverisjen e PS-së? PD akuzon kryebashkiakun Veliaj për ndërtime të shumta? Si e ka vizionin opozita për kryeqytetin? Të jetë një bashki e madhe, apo e ndarë me bashki të tjera më të vogla? Përveç përbetimeve për të ndëshkuar kundërshtarët, çfarë mendojnë ekspertët e PD-së për zhvillimin e kryeqytetit.
Po për Durrësin, i cili zhvilloi zgjedhje më 6 mars? Berisha është kundër ndërtimit të dy porteve? Në dibër kundër Skavicës? Në Elbasan? Derisa nuk ka projekt altenrativa është kundër një pale të të fortëve që i ka prishë punë tjetrës. Korça? Duhet të ketë opozita një ide për të qeverisur bashkinë më të rëndësishëm në verilindje, të cilën e ka pasur PS-ja që nga viti 2007.
Fieri, Vlora, dy zona elektorale ku PD edhe pse nuk fiton ka një pjesë të rëndësishme, madje shumë të rëndësishme të qëndrestarisë opozitare. E ku natyrisht ka probleme që nuk shkojnë, e ku degët e Fierit e Vlorës i dijnë shumë mirë, pasi kanë ekspertë dhe njerëz në territor. A i ka dhënë mundësi PD-ja këtyre zërave opozitarë që vijnë nga Vlora e Fieri për t’ju kundërvënë mazhorancës, që realisht në mënyrë arrogante i quan si bastione?
Çdo parti normale në botë, përpara se të vijë në pushtet e ka krijuar një model të sajin në qeverisjen vendore. Me një fjalë ka bërë një qytet përpara shtetit. Ja nuk po përmendim rastin e Edi Ramës, por në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, në një qytet të vogël, në Strumicë arriti të krijojë një model që ishte determinant për të marrë drejtimin e opozitës.
Në Kosovë, opozita që u ndëshkua përballë Albin Kurtit jo vetëm që arriti të bashkohej në zgjedhjet vendore pak muaj më pas, por po tregon modele konkrete të qeverisjes së komuniteteve në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, e thuajse të gjithë vendin. Modele, që tregojnë ditë për ditë se kush janë politikanët që konkurrojnë për të marrë pushtetin.
E në Shqipëri nuk dihet se kush do të jenë ata që do ta kërcënojnë pushtetin e socialistëve. Aktualisht ka dalë vetëm emri i Ilir Metës për bashkinë e Tiranës, që gjithsesi ngjan më shumë si kabare sesa si politikë…
TemA
Po pd kur ka qene ne pushtwt jo vetem qe ska sjelle ndonje te mire per kete vend por e beri dhe me keq ate. Korrupsioni dhe varferia shiheshin kudo
sepse nuk e le amerika, amerika e ka gjet idiotin qe ja ploteson te gjjtha tekat edhe ska pse ta ndryshoj sistemin, kan gjet atdheshitesin edhe ku ka me mire.
Ti pata pd ka nje model ne Shkoder qe ma merr mendja se duhet te jete shembull per qytetet ne gjithe boten,ne cdo meter kateror ka nje qen e thone ne Shkoder se keta qen do i bashkohen foltores vicidolit per zgjedhje lokale
Po partia non grada degjon dhe ben cthote shefi i vet sala 90 vjecari qe sduhet te merret me me politike se vensi yne ska nevoje per keiminele qe ta drejtojne ate
pdja ka mbaruar me kohe bashk me lsin
pdja qekur erdhi ne krye perseri mr nongrada aty mbaroj mori fund ne nuk do te kthehemi me tek e keqa me e madhe e ketij vendi
Po ca te mundi pd se ato skane bashkepunim fare mes tyre jane per te ardhur keq
Si mund te keshe ne pushtet kto te pd qe nuk zgjedhin dot as kryetarin e vet mer aman
Pd ska shanc as ti afrohet tek maja e thoit Ps se aq te ulet jane ato te PS
Qysh kur zoti Pata Korça eshte ne "verilindje"?
Z, Pata, qysh kur Korça qenka zhvendosur ne "verilindje"?
Po ku e mund PD- ja Ramen mor a jeni ne terezi ju
Fiks ke fol plako se ska ca bo sala mo nket vend
ohoo PD ka maru me kohen ato skan shance ta mundin Ramem
Pd nuk este e afte me te nxjerr veten e saj me drite e jo te mere dhe me ramen
Po fiks le te marre shembull PD- ja nga PS-ja se ndoshta behen tamam
Pd te meret me veten e saj se nuk eshte ne gjendje te nxjerr veten e saj ne drit e jo te bej gjera te tjera
hahahaha sa me bejn me qesh kto te PD thu se kush jan
Cfare shembulli te krijoje pd alo shembullin e non gratave
PD nuk e arrin dot kurre nivelin e Ps sepse ata akoma vazhdojne i marrin mendime nje non grate
Nuk do arrije kurre Pd as te krahasohet me ps po le te vazhdojne te shkojne pas atij non grates
pd partia me e mbaruar qe kemi
Pd je shum larg puneve te shkelqyera qe ben Ps
Po pra, duhet një model për të mundur Ramën. Kryebashkiakët duhet të jenë drogaxhinj ose trafikantë. Deputetët duhet të jenë mafiozë të korruptuar. Vetëm kështu mundet Rama. Përndryshe po të ketë njerëz të ndershëm në opozitë, nuk fitohet, se në një shtet mafioz që ka kapur gjithë pushtetet, blihet vota me paratë e krimit dhe shtetit për të ricikluar pushtetin.
Po ca do mundi pd aman ata nuk dine te marin vendimin me te parendesishem e jo me te mundin ramen edhe partine socialiste
Po ca do mundi pd aman ata nuk dine te marin vendimin me te parendesishem e jo me te mundin ramen edhe partine socialiste
Po ca do mundi pd aman ata nuk dine te marin vendimin me te parendesishem e jo me te mundin ramen edhe partine socialiste
Akoma nuk e ka kuptuar pd qe luften nuk e ka me ramen.Jeni shume te deshtuar o Berish hiq dore tani dhe ik fli ne shpi se le nam bashk me partin tate.
pd nuk e ka fare aftesine te vendoset ne nje vend me ps prandaj nuk mund te realizohet as krahasimi i tyre jo me te mendohet qe pd mund ps.Nongrata eshte i deshtuar.
Pd mbaroi si parti ne momentin qe vendosi teriktheje Sali Berishen si kryetar
Do te ishte mir qe PD te ringrihej po kshu si e ka nis ska shpetim
Po kur ishte pd pushtet sdinte t qeveriste gje… dhe tani perseri asgje