
Deputeti i PS Petro Koçi komentoi zhvillimet brenda selisë rozë pas ceremonisë së 31-vjetorit të PS-së. Ai e konsideroi si normale dhe sjellje të civilizuar politike praninë e disa eksponentëve të LSI-së në ceremoni.
Koçi e konsideroi si përgjegjësi personale faktin që disa figura lokale të socialistëve kanë përfunduar para drejtësisë.
“Mendoj që ishte ceremoni dinjitoze. Bashkohem me atë që nuk është jubile i plotë. Mendoj që ishte ceremoni e zakonshme, nuk ishte marrë përsipër të jepej ndonjë mesazh. Përgjithësisht kanë ardhur në festa të tilla, dikur ka ardhur edhe PD, z.Shehu ka qenë, z.Kosova ka qenë. Është një sjellje e civilizuar politike.
Mos harrojmë që pjesa kryesore e LSI vjen nga PS. Si teknologji e administrimit të partisë, mbetet partia më moderne dhe njëkohësisht tradicionale. Lidhur me faktin që ka pasur disa figura lokale në ndonjë rast edhe qendrore, që kanë përfunduar në bankën e drejtësisë, përgjegjësia është personale. Mendoj që në vitet 90’ kemi pasur një shoqëri ndryshe nga sot, ka më shumë pragmatizëm, më shumë infeksion.
Partitë politike janë detyruar të veprojnë në këtë lloj terreni. Ka qenë më e lehtë për ne, se sa sot që është më e komplikuar. Ndryshe nga PD, PS është një parti e vuajtur. Ka vuajtur për t’u formësuar, për të ecur. PD sa u formua fitoi pushtetin pa qenë parti e mirëfilltë. PD s’ka qenë asnjëherë parti e mirëfilltë, ka qenë një frymë, lëvizje”, tha ai.
Deputeti i PS-së tha se ata që kanë keqadministruar apo janë përfshirë në raste korrupsioni duhet të shporren nga zyrat e shtetit.
Ndër të tjera Koçi hodhi idenë që lista e abuzuesve në detyrë duhet të bëhet publike dhe të ashpërsohet kodi penal.
“Në rastin e Fierit, të hipotekës, shoh që është ndryshuar drejtuesi. Prandaj kam këmbëngulur që përtej ndryshimit të një drejtori, të shohim më thellë. Sikur fillin e një ankimimi të shohësh, e gjen ku çalon puna.
Dikush që ka keqadministruar duhet të shporret nga zyrat e shtetit. Raste të tilla duhen kapur dhe duhen bërë publike.
Është rasti për të bërë një listë me abuzuesit në detyrë, që mos kenë më shans të rikthehen në zyrat e shtetit. Edhe kodi penal duhet rënduar”, tha deputeti socialist.
Koçi vuri në dukje se sot është e vështirë që PS të konsiderohet një parti-shtet:
“Ne jemi djegur nga qulli dhe i fryjmë kosit sa i takon partisë-shtet. Mund të bëhet diçka më mirë për të strukturuar disa komitete apo komisione. Nuk është gjë që qëndron, është e vështirë t’i thuash sot PS-së, parti-shtet””, u shpreh ai.
I pyetur a ka persona të fortë pas Ramës në PS, Koçi tha:
“Pse duhet të ketë persona të fortë?! Ky lloj presioni që akuzohet si parti-shtet, ka bërë që të lëshohet në disa parametra”.
Sa i takon daljes në shitje të numrave të 3 milionë shqiptarëve, deputeti socialist beson se përgjegjës duhet të jenë individë të veçantë:
“Është detyra e Prokurorisë të zbulojë fajtorin. Unë besoj që për këto figura krimi duhet të kemi një kod penal edhe më të ashpër. Unë mendoj që duhet të jenë individë përgjegjës. Nuk e di nëse janë brenda institucioneve apo nga jashtë”.
Jo more!Si do e beni kete?JU plehrat do luftoni plehrat?
Rasti I Fierit, Petro !? E ndryshuat drejtuesin. Hoqët Bushin që kishte vetëm furça dhe premtime të gënjeshtërta, por dhe Kanani në atë rrugë është........... Kam 10 vjet që kam aplikuar dhe sa herë shkoj te zyrat e hipotekës më thonë, po punohet.......... Atje janë ca zonja e zonjusha që bëjnë vetëm dy punë. Një javë flokët bionde, javën tjetër të kuqe, më pas të zeza, pastaj kaçurrela. Dhe atë punën , e di ti, ......!!!
A ma tlumte palla.... Rrofte Ramaxoni e Bajromi! - KUR fillon fushata?!
Vertet Petro?! Do hiqni Ramen?!
Ta jap une nje emer Petro, Elton Kacollja, Drejtor i Ujesjellesit Tirane.
Po nuk u vu kusht që cdo i punësuar në administratë, të jetë anëtar i PS,kot është çdo përpjekje.
Paska humor Pëtro Koçiu ..tall bythën buçja e kuqe. Palos çdo muaj rregullisht 40-50 mije euro dhe tall bythën. Kurva ka eksperiencë kur emeronte ne polici kufitare kishte gjoba me 5 zero. Putanë e realizmit socialist specializuar si ripjelles. Tall bythen Petro tall. Si dihet si vjen puna.
Kara-gjoz… ke 9 vjet qe po i ben gjemen ketij vendi… tani qe po te vjen ngordhja , na argeton me keshtu maskaralleqesh…..!!
Jo mor Petrush. Mos u mundoni kaq shume. Mire jane aty ku jane.
Mire do heqesh hajdutet e administrates,po ku do gjesh te ndershem ne kete vend hajdutesh e kriminelesh ku cdo dite po vriten e vjedhin edhe paret e pensionisteve.
Kjo po, qe eshte pyetje me vend. E kam menduar edhe une; me dash me vendos disa te ndershem ne pune ku do ti gjesh?
“Frika e ruan vreshtin” thote populli. Nese administrata perzgjidhet me konkurse te hapura dhe nuk emerohet nga engjell agaci, nese nuk kane mbeshtetjen e politikaneve, nuk guxon njeri te vjedhe. Nuk ka njerez te ndershem, ka sisteme qe ruajne njerezit te mos vjedhin
Drejt e ka shoku Petro Koçi. Hajdutët dhe të korruptuarit ti nxjerrim me fletërrufe në mes të qytetit. Jo vetëm kaq, por ti diskreditonim edhe në mbledhjet e frontit në lagje, për t'i bërë shëmbull se si nuk duhet të sillen nëpunësit tanë, të brumosur me mësimet e Partisë dhe shokut Edi Rama.Ashtu siç thotë çdo ditë dhe shoku Edi, ky luftëtar i paepur kundër të ligës, hajdutëria është një ves që na vjen nga kampi opozitar. Ndaj duhet të shtojmë propagandën kundër këtij vesi të keq që e gjetëm në administratë dhe nuk është se ka lindur nga ne si parti. Posht hajdutët! Rroftë shoku Edi armiku më i betuar i tyre. T'a çlirojmë Shqipërinë nga ky ves i fëlliqur opozitar.
tru pilafi , e po kur bo edhe ti si ironik ! Ti je nji cop plehre llapaqen ordinere i ktij stani te dhjere . Opozikart jane Kanceri i Shqiperise me gjith ata qe i shkojne pas . Shko boj noj loje domino me shoket e boll hengre mut
i bie qe ed palla te bej 600 vjet burg
Mos e kërkoni fajin as te petrot as te ripjellja por gërmojeni plagën akoma më thellë atëherë kur "bijtë e kurvave" të ppsh.ndërruan lëkurë dhe u gdhinë dhjerokrat blu me dy gishta! Po pse i harroni krrimbat e sistemi komunist (b.k) se si dogjën shkatërruan dhe vodhën pronën dhe djesën e popullit! Po pse harroni ça i bën krrimbat(b.k) ligjit dhe shtetit! Si i zvëndësuan me plepista gjykatat e prokuroritë, se si zvëndësuan me militantë ordiner gjithë administratën e re dhjerokrate! Pse harroni se çfarë i bën krrimbat (b.k) sistemit arsimor, si i përzunë dhe injoruan brezin e mësusve për t zv.me krrimbat tashmë blu të dhjerokracisë! E mbasi vranë lgjin dhe shtetin në emër të lirisë dhe dhjerokracisë , mbasi kultivuan djegien, vjedhjen dhe shkatêrrimin, dhe vranë të ardhmen sot po bijtë e "bijve të kuvave" të dkurshëm na dashkan një administrat dinjitoze të pa korruptuar e të pa shkërdhyer...! Po ku latë gjë të mirë në kët vend ju "bijtë e kurvave" të ppsh.! Ju i thatë e qelbët të gjitha"burimet" nga ku lindëte jeta, dituria,mirësia , drejtësia, ligji dhe shteti! Tashmë quaje si të duash , ripjellje apo rithemel po një m..t janë!.
Ha ha plehrat kundra plehrave.. ptu rrace e keqe. Rrofte partia, rrofte komandanti.. ne vend numero.
Pse Mero nuk shkruan nje fjale per arrestimin e Kajmakut ne Itali? Kandidat i Edi Rames. Pse te gjithe po i dalin hajdute e kriminele? Pergjigja eshte e thjeshte, se eshte vete i tille. Pa asnje dyshim. Popull zgjohu! Ka 10 vjet ne pushtet dhe krimet e Berishes e Metes nuk denohen! ? Pse? Se eshte vete i zhytur ne krim. Mjaft eshte mjaft!
Politik komunistesh hajduti don te kap hajdutin
Eh .mo Petro Koci akoma se ke mesuar qe korrupsioni vjen nga larte poshte.Lart nuk i intereson te zhduket korrupsoni ndaj mos beje naivin,boll je hequr si engjell,apo skeni nxjerre dhe ate teorin fashiste qe faji eshte personal ,ani se ju lart nuk doni ta dini se ku shkojne parat e tenderave,vjedh ministri dhe i madhi nuk ka lepir gishtin jo o derzi.i madhi merre 60% i vogli e ha..Behuni nje here trima sengelet gjithe jeten spurdhiak me brek qe qelbin dynjan,pa pike dinjiteti.lBARDI
Filloje nga lart fare...thone qe dhe kjo e laboratoreve eshte uleritese.......
Jam dakort me Petron, te hiqen hajdutet qe vjedhin pa lejen e shefit