“Mosbindja civile, dështim spektakolar”, Basha: Berisha e ka zhytur PD në krizë, gjithçka bëhet për të hequr shijen e hidhur të bashkëpunimit me Ramën

1 Nëntor 2024, 14:46Politika TEMA
“Mosbindja civile, dështim spektakolar”, Basha: Berisha e ka

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha e quajti ‘mosbindjen civile’ një dështim.

“Mosbindja civile, dështim spektakolar. Gjithçka bëhet për të hequr si shije të hidhur bashkëpunimin mes Ramës dhe Berishës. Kjo tregon se në çfarë krize besimi e ka zhytur Berisha Partinë Demokratike”, tha Basha.

Sipas tij, bashkëpunimi mes dy liderëve shihet edhe te arrestimi i Ervin Salianjit, të cilën ai e cilëson si padrejtësi.

“Nuk mendoja se do guxonin të shkonin deri këtu. Të njëjtën gjyqtarë morën vendimin për t’i dhënë vulën Berishës. Rama dhe Berisha, dy faqe të së njëjtës monedhë. Të dy po braktisen, njërit në protesta që nuk i shkon njeri”, u shpreh ai në emisionin “Shqipëria Live”.

Për sa i përket zërave se Argita Berisha mund të marrë drejtimin e PD, Basha u shpreh se “koha është ilaç i mirë, Berisha gjithçka e ka bërë për veten e tij, me kosto të madhe për PD. E njëjta gjë vlen edhe për familjarët e tij, për të njëjtat arsye.”

Nuk u la pa komentuar as arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta nga Basha, i cili tha se “lajmi duhet të ishte që një ish-president u arrestua nga SPAK, forma e shëmtuar e arrestimit e devijoi lajmin”.

3 Komente

  1. G
    Gjeli

    Arrestimet e politikaneve duhen bere spectakolare dhe fyese per ta se jane rraca me e ndyre ne bote se kane fyer popullin qe i ka votuar i kene dhene besim

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ledio

      Po more lylqim ai qe eshte ne arrest eshte ne pazar me Ramen ti qe livadhis ben opozitarin pasi e shite PD per 12 vjet! Ptu fare e ndyre je i vetmi opozitar qe ka bere leke ne opozite!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        O idiot me brire ti je si puna e kungulleshkes , pse nje , po sa , pd e shkaterove ti qe more vendim individual , ti qe bunkerizove godinen , ti e bere per te kthyer prap saliun ne krye te ppd.pregatitu se po te vjen veza , 21 Janari ., lobimi , shitja e detit e te tjera mos kujto se do tja hedhesh ., ik me mire pa tu hapur petet e lakrorit , nuk ka me fuqi zona kim te te mbroje se do te dalin marveshjet qe ke bere .o kungullqe je bosh fare .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje