VIDEO/ Saimir Tahiri në SPAK: Ja çfarë deklarova për 21 Janarin. Për çështjen time, pres pafajësi

1 Nëntor 2024, 10:55Politika TEMA
VIDEO/ Saimir Tahiri në SPAK: Ja çfarë deklarova për 21

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u paraqit në SPAK këtë të premte.

Pasi doli nga godina e Prokurorisë së Posaçme, Tahiri tha se kishte dhënë deklarime për çështjen e 21 Janarit, të rihapur së fundmi.

“Dhashë deklarime për 21 Janarin, si protestues, por edhe si kallëzues”, u shpreh Tahiri shkurt për gazetarët.

Në lidhje me çështjen ndaj tij në Gjykatën e Lartë Tahiri tha: “Pres pafajësi”.

Një ditë më parë, për të njëjtën çështje, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion mori në pyetje deputetin e Partisë Socialiste Xhemal Qefalia.

Më 21 Janar 2011 u vranë 4 protestues të opozitës në bulevard dhe jashtë rrethimit të Kryeministrisë.

Të pandehur kanë qenë gardisti Agim Llupo, për vrasjen e Ziver Veizit, dhe Hekuran Dedës, si dhe Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës.

Pa zbardhur dhe në proces hetimi është vrasja e Aleks Nikës, teksa një prej viktimave ishte edhe Faik Myrtaj.

Hetimi për çështjen “21 janari” u regjistrua në SPAK në korrikun e këtij viti, në zbatim të një vendimit të Gjykatës së Lartë, që urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, zyrtarë nën juridiksionin e SPAK.

5 Komente

  1. V
    Veri

    Po mori pafajesi Saje Droga qe kanabizoi shqiperine, mos u denofte politikan ne kete vend, te shkrihet drejtesia e te shkerdhehet Shqiperia. Ku e gjen guximin qe tallet ky kelysh droge, nuk ka faj sepse u denua shume pak, nuk ju konfiskua pasuria dhe po ben biznes i patrazuar.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rabid Left

      Mafjozi i Rames eshte i pafajshem! lol

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mara emigrante ne Itali

      Sajmiri shkateroi Lazaratin qe ishte teritori qe mbulonte te gjithe shqiperine , dhe prandaj nuk I faktuan gje Sajmirit po e denuan per shperdorim detyre ai eshte i pa fajshem , azem hajdari, shkelzen berisha, flamur noka kane bere kanabizimin e shqiperise .

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zoni

        E sakte!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mara emigrante ne Itali

        Sajmiri shkateroi Lazaratin qe ishte teritori qe mbulonte te gjithe shqiperine , dhe prandaj nuk I faktuan gje Sajmirit po e denuan per shperdorim detyre ai eshte i pa fajshem , azem hajdari, shkelzen berisha, flamur noka kane bere kanabizimin e shqiperise .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje