Alfred Lela: Disa fërkojnë barkun dhe duart, por arrestimi i Metës është poshtërues për të gjithë. Rënia e Metës s'duhet të gëzoj askënd

1 Nëntor 2024, 10:42Politika TEMA
Alfred Lela: Disa fërkojnë barkun dhe duart, por arrestimi i

Alfred Lela, drejtor i Komunikimit në Partinë Demokratike, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit" arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, e quajti atë poshtërues dhe shenjë e keqe për të gjithë shqiptarët.

“Mënyra se si ish-presidenti Ilir Meta u arrestua tregon gjithë historinë. Tregon historinë e Fredi Belerit, Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, Ervin Salianjit. Ata janë goditur nën brez, mbi brez.

Mjafton të rivëmë pamjet e arrestimit të Metës dhe aty është përgjigja sa i tregon animin dhe instrumentalizimin e “reformës në drejtësi” ajo formë arrestimi që i bëri përshtypje edhe Mateo Renzit që tha se si do të trajtojnë refugjatët nga Uganda kur trajtojnë kështu ish-kryeministrin, ish-presidentin.

Rënia e Metës, në thonjëza rënia si metaforë, nuk duhet të gëzoj askënd. Ka disa që fërkojnë duart, barkun dhe thonë që mirë ai bënë, por kjo është shenjë e keqe për të gjithë.

Rama që thotë se shkoj sa herë dua në SPAK, por i përmendet emri 14 herë në dosjen McGonigal, por të paktën të kishte shkuar 4 herë. Lehtësia që e merr shkuarjen në SPAK tregon se nuk e merr seriozisht, ose ka bërë pakt me ta.

Kur trajtojnë ashtu ish-presidentin, më duket poshtëruese për të gjithë. Shqipëria ka arritur në ditën kur bën arrestime si me deputetët e vitit 1956 kur plaseshin në gaz, me pranga hekuri. Kështu po ndodh tani” - tha Alfred Lela.

7 Komente

  1. M
    Monda

    Po pse re, me tapes te kuq e doje ti arrestimin e Metes???? Ne nuk ndihemi te poshteruar, por te cliruar dhe na eshte rritur shpresa per votim e numerim te drejte te votes pasi nuk do jene ne komisione hajdutet e Likes dhe Monikes

    Përgjigjjuni
    1. g
      gjergji

      Arrestimi i Metes eshte nje aksion model e me shume mesazhe i Policis se Shtetit.Askush ,kush do qofte nuk eshte ne gjendje e nuk ka te drejte te pengoj,fyej e ta denigroj policin e Shtetit ne zbatimin e detura se saj te dhene nga SPAK.Biles ,per me teper policia e shtetit duke reagonte me ashper.Askush nuk ka te drejte te jete mbi Ligjin,para ligjit te gjithe njelloj.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Pas miratimit ne korrik 2016, te Reformes në Drejtesi dhe me pas me krijimin e SPAK-ut, në tre raste jam gezuar me shume: E para sanksionimi familiarisht nga SHBA i Sali Berishes 'persona non grata; E dyta rihapja e dosjes se '21 janarit' dhe e treta, pikerisht menyra se si u arrestua "turpi i kombit", mafiozi Ilir Meta. Te tjeret si Lela e co, jane te lire, te qajne e te shkulin floket, por ky meqe nuk ka, le te shkule mjekren.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Banda

          Renia e Metes, dhe gjithe soj-sorollopit te ti,j na gezon te gjitheve pa mase. Abuzimi i tij me te gjitha postet ku ka drejtuar ka qene poshterues per shqiptaret per me se 30 vjet...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ae

            Ish presidentin e trajtuan ashtu si e meriton, te barabarte para ligjit me te tjeret, aspak poshteruese per te tjerët, përkundrazi, na doli shpirti derisa erdhi kjo dite. Aq shume e kemi pritur sa tani nuk po gezohemi më qe ndodhi, vetem presim qe vertet te bëhet drejtësi dhe te dënohet aq sa meriton, duke e lënë popullin te qetë, pasi shume e ka duruar

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Yt

              Sa te shpifur nje sërë gazetarësh, na helmojnë çdo dite me shkrimet e tyre, duke u bërë tellallë te Berishës dhe metës vetem per te mbushur xhepat, aq njerez mediokër jane, ndërkohë qe e vërteta eshte fare e qartë. C'paske per te hequr akoma o popull me te tille gjarperinj helmues kudo ne media.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli.

                O lele ja do ja marim "vajit ".Po ti e ke me hak te vajtosh o lele se te iken nje burim i mire parash.Qaj lele qaj po mjere ata qe te mbajne ty keshilltare. Se me ca si puna e jote as halet nuk duhen fshire se behen me pise e me te qelbura.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje