"Mos na merrni për tr*pa tani!" - Debat për reformën në drejtësi mes analistëve dhe Blushit: Meta çoi votat te Rama!

1 Nëntor 2024, 09:20Politika TEMA
"Mos na merrni për tr*pa tani!" - Debat për reformën

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur një debat mes Tedi Blushit dhe të ftuarve, për reformën në drejtësi, e cila kaloi me konsensus, madje Ilir Meta bashkoi votat me PS, kundër PD-së për të votuar disa ligje. 

Neritan Sejamini: Pse i dhatë Ramës gjithë ato mekanizma, kur PD ishte kundër? Ju braktisët PD dhe u bashkuat me PS?

Tedi Blushi: Votat nuk iu dhanë Edi Ramës, por reformës në drejtësi. 

Ylli Rakipi: Mirë ua ka bërë reforma pra. Ne nuk do na bëni trapa tani…

Neritan Sejamini: Ju ishit kundër zotit Basha dhe opozitës.

Tedi Blushi: Nuk ju dhanë Ramës, por reformës në drejtësi.

Andi Bushati: Ky është debat absurd. Po pra dakord, ia dhanë.

Ylli Rakipi: Ju thoni votuam reformën, ta gëzoni pra!

Neritan Sejamini: Themi na shpjegoni cfarë u bë gabim? Duhet të thuash ku është gabuar. Që ne të mos bëjmë këtë gabim në të ardhmen. Një parti ka edhe një program.

Tedi Blushi: Po ish LSI dhe zoti Meta e votuan reformën. Po çfarë ndodhi me këtë reformë? Arta Markun nuk e cilësoni si moment kur u zhbë. Ndalojmë te gjykatësit e GJK, a donin të betoheshin te Lana? A rezistoi Meta? A u kap GJK? Meta e emëroi kryetarin e vetingut? Pra ai që shkatërroi dhe eleminoi gjyqtarët dhe prokurorët? Reforma u zhbë nga Edi Rama, nuk është përgjegjësi e Metës.

Neritan Sejamini: Ka vetëm një njeri që ka emëruar tre gjyqtar të GJK, ky është Ilir Meta. Të merremi me fakte.

Tedi Blushi: A është fakt që Rama çoi në Parlament ligjin që gjyqtari të betohej te Lana? Për cfarë u thirr 2 marsi, për të ndaluar kapjen e GJK nga Rama. Është faji i Metës?

Neritan Sejamini: A keni ju ndonjë reflektim? 

Tedi Blushi: Po ka dështuar reforma por jo për fajin tonë. Meta ka bërë beteja për të mbrojtur reformën.

7 Komente

  1. P
    Peristeri

    Kjo vetem gazetari nuk eshte por nje tryeze me halabaker qe akoma e mbajne peng kete vend duke pretenduar se fjala e lire eshte prone e ketyre fytyrave mavioze te afies mediatike qe ne gjuhen popullore Rama e ka quajtur me te drejten e qytetarise "kazani mediatik",ku copra bajgash veshin kostume,vendosin kollare dhe mendojne se jane elita e shtypit duke bere diskutime ordinere."Pronari im pat deklaruar Raqipi qe e ka patur babain kryeinister te Berishes(behet fjale per te birin e A.Meksit),nuk me ka nderhyre asnjehere ne emisionet qe beje.Imagjinoni shkallen e intelektit te kesaj bande qe ka kapur per fyti median e (pa)varur Berishiste e qe bmbardon çdo mbremje intelektin e fshataresise dhe malokerise qe pasi kane blere nga nje kostum dhe vendosur nga nje kollare me lyre e konsiderojne vehten qytetare qe mund e duhet te japin receta se si duhet te drejtohet shoqeria demografike.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Po,dhe per fat te keq,trapat,nuk e dine te jene te tille,dhe habiten kur niveli i diskutimit arrin deri aty sate pyesin, " pse trapa jemi ne".

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mona

      Peristeri bravooo.100% i saktë. Emision plehrash.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yp xhixhi

        Po qe jeni trapa kjo as nuk diskutohet po me keqja eshte qe ju nuk e dini qe ka me trapa se ju si psh ky loqja qe keni perpara edhe plot te tjere qe keni ftuar me pare .

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yp xhixhi

          Po qe jeni trapa kjo as nuk diskutohet po me keqja eshte qe ju nuk e dini qe ka me trapa se ju si psh ky loqja qe keni perpara edhe plot te tjere qe keni ftuar me pare .

          Përgjigjjuni
          1. N
            Niku

            E votuat reformen se menduat se do t'ja hidhnit edhe me kete sic keni bere me cdo gje me pare, gjej shesh e bej persheshe. Menduat se nuk do t'ju zinte e keqja, por si i thone llafes, ka Cecua bicak. Amerikanet per interesat e tyre, t'i zene koqet me dare. Sot financojne Osamen dhe Noriegen, neser e vrasin. Andaj rrini urte se pas po ju vjen. Po keni bere zullume, pataten keni per te ngrene te gjithe.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tv

              Trapa e me tej jeni, kur i eshte mbushur mendja edhe Bilushit se ka gjera te mencura per te thënë...hapu dhe. S'eshte per te hapur fare tv, se shume fytyra e ndyjne edhe ekranin

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje