Kreshnik Spahiu: Ja pse BE e vlerëson Shqipërinë më shumë se vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor

1 Nëntor 2024, 10:06Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Ja pse BE e vlerëson Shqipërinë më

Juristi Kreshnik Spahiu shpjegon arsyet pse sipas tij Shqipëria ka marrë një vlerësim më pozitiv nga BE se sa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Spahiu thekson në 'Frontline' se Shqipëria ka përmirësim të ndjeshëm sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe rritjes ekonomike.

"Një nga progreset më të mëdha janë dy momente, e para lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e gjyqësorit. E dyta rritje e ndjeshme e fuqishme ekonomike me rritjen e turistëve. A kanë të drejtë apo jo nuk më takon mua.

Do ngre një pyetje 1 milion. Nëse nuk do ishte ky sistem politik, këto rrethana politike, a do kishte këto arritje SPAK. Korrupsioni ka lindur këto 5 vjet. Ka pasur. Pse janë rritur arrestimet e nivelit të lartë, janë bërë vetëm këto 3 vjet.

Pse nuk janë bërë në 30 vjet? Me qeveri tjetër a do kishte bërë SPAK këto arrestime? O do flasim realitetin, ose flasim përralla. Po të kishte regjim politik tjetër, nuk do kishte sukses. Ky është sukses jo i 3 individëve.

Kam lexuar dhe raportin e Kosovës, nuk e thonë që ka rritje ekonomike. Këta ekspertë i kanë studiuar më mirë se ne. Aty ku është bërë progres është progres. Mos të nisemi të krahasohemi më Kroacinë apo Bullgarinë", tha Spahiu. 

 

Lini një Përgjigje