Nëpër podiume, me në krye Adriana Kalanë, sulmojnë SHBA-në, pse iu ka shpallur “non grata” Sali Berishën.
E akuzojnë Amerikën se mbështet regjimin e Edi Ramës.
Por sapo i thërrasin në Ambasadë, shkojnë me përulësinë më të madhe.
Kjo gjë ka ndodhur dhe këtë të premte, kur e ngarkuara me punë, Nancy VanHorn ka thirrur në një takim Eduard Shalsin nga PS dhe Sorina Kotin nga PD.
“E ngarkuara me punë, Nancy VanHorn pati një takim të parë frytdhënës me kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat Eduard Shalsi dhe zëvendëskryetaren Sorina Koti.
Ata biseduan për mënyra se si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mund të bashkëpunojnë për çuarjen përpara të politikave ekonomike, përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve, si dhe nxitjen e tregtisë dhe investimeve amerikane në Shqipëri.
Znj. VanHorn vlerësoi përkushtimin e komisionit ndaj synimeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak”, thuhet në një reagim të Ambasadës amerikane.
Në darkë pastaj, sigurisht do të vijojnë sulmet ndaj SHBA, nga maja e ballkonit.
Lini një Përgjigje