Myslim Murrizi paralajmëron: Nëse vërej preferenca, do demaskoj kandidatët e listave të mbyllura

1 Prill 2025, 18:39Politika TEMA
Myslim Murrizi paralajmëron: Nëse vërej preferenca, do demaskoj

Kandidati për deputet i PD Myslim Murrizi, duke folur në MCN tha se Kodi Zgjedhor aktual është “bastard” dhe “paçavure”, duke theksuar se është për sistem mazhoritar dhe lista 100 për qind të hapura.

“Personalisht jam kundër këtij Kodi Paçavure zgjedhor, është një kod bastard që vret sovranitetin e votës. Personalisht pëlqej sistemin mazhoritar.

Do doja një kod burrëror, s’kanë pse fshihen në lista të mbyllura, njerëz i tremben votës qytetare. Ka 5 palë zgjedhje që elita vendimmarrëse politike ia fsheh kandidatët votuesve, njëlloj si në kohën e shokut Enver.

Më vjen shumë mirë që e shoh Damianin në listën e hapur, sepse është gatuesi i një çorbe të prishur bashkë me Oerdin.

Nëse ma japin mandatin, që në shtator do nisë këtë betejë për t’ua prishur atë çorbë të gatuar që në 2008-ën. Një pjesë e këtyre që janë xhenaze politike, brenda listave të mbyllura, refuzuan të hyjnë edhe në primare! Është ngritur autokracia në kulm falë këtij ligji bastard zgjedhor”, tha ai.

Murrizi tha se do t’i demaskojë kandidatët në listat e mbyllura, nëse do të vërej preferenca prej tyre:

“Nëse unë dhe kandidatë të tjerë do ta vërej një farë preference të këtyre në lista të mbyllura, do t’i demaskoj publikisht.

Te unë asnjë nga këta lider s’do ketë vend për t’u faktorizuar në çdo takim që Myslim Murrizi bën. Nuk shkoj për të promovuar kloun politikë, që duan të faktorizohen, që unë të bëj punën edhe këta të bëjnë si udhëheqës të mëdhenj!”

Murrizi tha se do të kërkojë rinumërim në 9 ZAZ edhe sikur të marrë 100 mijë vota, për t’i futur disa hajdutë në burg:

“Deputetët që do dalin nga firmat e kryetarëve janë të punësuar të partisë, s’i quaj fare deputetë. S’janë realisht deputet, si mund të jesh deputet pa votë qytetarësh. Unë deputet quaj 48 ata që vijnë nga votat e qytetarëve. Dhe do përpiqem fort që shqiptarët të zgjedhin 140 deputetë”.

4 Komente

  1. E
    EMIGRANTI

    Pirdh o Murro pirdh,per ty o lala çermes i gjithe legjislacioni ,klasa politike,populli jane paçavur,injorante etj etj ,ti ku e fut veten sigurisht ku rrin bretkocka.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mysli, pse je kaq i dashuruar me komunistet e PD?

      Ha mut o Myslim Murrizi, por ler dicka edhe per listen embyllur te Sali komunistit.

      Përgjigjjuni
      1. t
        taku

        Muslluk Murrizi nuk pushoka se lefuri .ky rrezik ka kutia kartoni qe nuk pushon

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lushnjari

          Nuk e di për ju se unë nuk kuptova gjë. Ose gazetari e shkruan keq artikullin ose z. Murrizi ka folur brockulla.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje