Na ndodhi një herë katastrofa, deputeti i PD: Jemi të dënuar të marrim pjesë në zgjedhje

3 Tetor 2025, 16:42Politika TEMA
Na ndodhi një herë katastrofa, deputeti i PD: Jemi të dënuar

Deputetit i PD, Besart Xhaferri, shprehet se PD është e dënuar të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Xhaferi thotë se PD i ka ndodhur një herë katastrofa duke i bojkotuar ato, kështu që nuk do ta bëjë sërish.

"Zgjedhjet edhe kësaj radhe i menaxhon Edi Rama. Ne jemi të dënuar këtu dhe do të hyjmë në zgjedhje. Sepse ne na ndodhi njëherë një katastrofë. Kur flasim për 5 qershorin 2020, ishte sepse ne dogjëm mandatet dhe lamë dhe Bashkitë.

Ne do të hyjmë në zgjedhje gjithmonë, edhe sido që të jenë kushtet, por nuk do na ndalojë gjithmonë që mos ndryshojmë kushtet e zgjedhjeve. Tani je i dënuar për t’i bërë këto dy gjëra. Ne na vodhën mandatet, ata i morën ato mandate ekstra.- u shpreh deputeti i PD-së.

1 Komente

  1. r
    robi

    Ku shkoi gergufja e ketij hunderrit Besmut xhafderri qe ishte fryre shume dy jave para 11 maj 2025 dhe fliste per fitore te sigurte te vicidolit, bile ky hunderri fliste se rrotacioni i pushtetit ishte tashme ceshtje ditesh dhe ky hunderri ishte prehur per minister.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje