"Për 7 vite nuk do punojë më në shtet", masa të ashpra për punonjësit që ndërtojnë pa leje

3 Tetor 2025, 13:20Politika TEMA
"Për 7 vite nuk do punojë më në shtet", masa

Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat tha se ndërtimet pa leje, më herët kanë qenë një “sport kombëtar’.

Ai tha se do të ketë masa të rrepta për çdo punonjës shteti, që ndërton pa leje.

Rama u shpreh se çdo punonjës shteti, që konstatohet se ndërton pa leje, nuk do të punojë më në shtet për së paku shtatë vite.

“Populli pyet se çfarë bëhet me ata që duhet të bëjnë kontrollet. Sporti i ndërtimit pa leje është zhvilluar si sport kombëtar, ne e kemi ulur kurbën. Ky sporti kombëtar është nxitur nga lart, dikush para meje e quante Bathoren si mrekulli të tetë të botës, sepse ishte një vend, ndërtuar pa leje i gjithi.

Edhe punonjës të shtetit janë marrë me ndërtime pa leje. Nëse konstatohet se punonjësi i shtetit ka kryer punime pa leje, do ndalohet të punojë në shtet për shtatë vite. Kjo do ndodhë nga momenti që do të konstatohet. Mund të ketë edhe pasoja të natyrës penale, se po konsultohen ndryshimet e reja penale”, deklaroi Rama.

6 Komente

  1. F
    Fatos Isufi

    Me ket teori, ti me bunkerin e Surrelit, sdo duhet te kandidoje me per 7 vjet

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptare

      I keni vrare barkun me 7 vjet,tamam si drogaxhite, pasi vene paret , marrin parasysh edhe tre vjetshin,parate nuk i jane sekuestruar. Turp!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pane et circum!

        Mendova ishte takim urgjent per femijet qe theren neper shkolla, por qenka per tendat!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Nuk kane punuar kurre ne shtet keto, vetem se ne shtet kane marre…… rrogen dhe vazhojne akoma .

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli po duron shume shume, por ruaju.

            Ore plehre dhe bajge, na trego pak per satelitet Albania 1 dhe Albania 2 qe do te monitoronin territorin per ndertimet pa leje dhe mbjelljen e droges, per keta satelit paguhen miliona dollar nga taksat e qyte-kareve qe te zgjedhin po ty dhe ti veshllapush nuk e ke ne dore masakren me ndertime dhe ate mjedisore.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Si muti Kakà

              Ik ore drew se je kthyer ne mashtrus , ty ata te mbajne me para ?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje