Zgjedhjet e pjesshme të 6 bashkive, Celibashi: Kostoja, 306 milionë lekë

3 Tetor 2025, 13:07Politika TEMA
Zgjedhjet e pjesshme të 6 bashkive, Celibashi: Kostoja, 306 milionë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët lidhur me zgjedhjet e pjesshme të gjashtë bashkive në vend.

Fillimisht, Celibashi shpjegoi nga sa KZAZ dhe qendra votimi do të ketë çdo njësi vendore e cila përfshihet nga zgjedhjet e pjesshme.

KQZ është në fazën instensive të përgatitjes për këtë proces zgjedhor.

Për Tiranën janë 13 KZAZ ose 154 qendra votimi.

Për Vlorën janë 4 KZAZ, 232 qendra votimi.

Për Bashkinë Tepelenë, është 1 KZAZ, e cila administron procesin zgjedhor dhe procesi i votimit do të zhvillohet në 22 qendra votimi.

Në Bashkinë e Matit, është 1 KZAZ e cila do të administrojë procesin zgjedhor për këtë bashki dhe janë 47 qendra votimi.

Për Bashkinë e Cërrikut, po 1 KZAZ do të administrojë procesin zgjedhor dhe janë 57 qendra votimi.

Në Bashkinë e Beratit, janë 2 KZAZ që do të administorjnë procesin zgjedhor dhe në total 116 qendra votimi”, tha ai.

1 Komente

  1. I
    Ilirjan Tenderi

    Lali e keni gjalle, e varroset per se gjalli si te burgosur politik te beni nje tender tjeter per 3 milkone euro! Jazek!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje