Ermal Hasimja: Do garoja nëse opozita do binte dakord mbi disa ide për Tiranën

3 Tetor 2025, 09:19Politika TEMA
Ermal Hasimja: Do garoja nëse opozita do binte dakord mbi disa ide për

Një nga emrat e përfolur si kandidat i mundshëm i opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Ermal Hasimja, ka sqaruar pozicionin e tij.

Ai pohoi se ka ambicie dhe dëshirë për të garuar teksa pohoi se ka vizionin e tij për kryeqytetin. Hasimja e vuri theksin te shpërthimi i ndërtimeve ku pastrohen lekët.

“48 orë më parë as unë nuk e dija, edhe pse kisha dëgjuar që përmendej emri im. A kam pasur ambicie apo dëshirë? Po, edhe e kam treguar më herët. Në vitin 2005 dhe më vonë në 2015 kemi dashur të bëjmë diçka me impakt publik. Gjërat personale i kemi zgjidhur, s’jam njeri që merrem me tendera apo vjedhje. 

Gjëja e parë që kam thënë kur mora vesh se emri im po merret seriozisht ishte: çfarë duan këta njerëz prej meje? Apo çfarë i lidh me mua? Nëse mendojnë që duhet të pastrojmë administratën duke hequr të gjithë socialistët nga puna, nuk është kjo ajo që unë besoj. Ose nëse mendojnë të ndajmë tenderat ndryshe, sërish nuk është vizioni im. 

Tirana sot është kthyer në një kantier për pastrim parash dhe ndërtime kullash. Nuk është menaxhuar për qytetarët, por për interesat e një grupi njerëzish që nuk e çajnë kokën për këtë qytet” – tha ai në “Log”.

Ai shtoi gjithashtu se çdo kandidat i opozitës do ta ketë të vështirë të zhvillojë një fushatë cilësore, duke pasur parasysh afatin e shkurtër deri në zgjedhje, por theksoi se nuk do të marrë asnjë hap pa e qartësuar vizionin dhe pritshmëritë e atyre që propozojnë emrin e tij.

“Nuk është situate ideale për të kandiduar. Është e qartë se dhe unë do doja që e gjithë opozita të ishte komplet ndryshe. Shqetësimi që mund të sjellë tek një pjesë e demokratëve është i natyrshëm, kanë një sens meritokracie. S’jam i PD, s’jam as pronë e PD dhe as krijesë e saj. Ca kam bërë i kam krijuar vetë. 

Do t’i futesha kësaj gjëje, vetëm nëse pjesa më e madhe e opozitës është pas kësaj gjëje, nëse do binte dakord me mua për disa ide për Tiranën. Nëse ideja është hajde të bëjmë dicka ndryshe nga këta, nuk i futem. I kam rezistuar tundimit prej 30 vitesh të mos largohem nga ky vend” – shtoi Hasimja.

10 Komente

  1. M
    Munika

    Pse te mos bjere daķort, po qe se jane ide si te Lylit qe e ktheu Tiranen ne shurrtore

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Ha ha ha. Nje Lyl e nje Ermyl do ta bëjnë Tiranën zhyl, por ne fund do hanë qyl. Se Tirana s'pranon ndrydhje, do aromë prej ... "luleshtrydhje".

      Përgjigjjuni
    2. k
      kristi

      Ne fund e dhjeve. Shprehja''tundimi per t'u larguar nga ky vend'' tregon se je i papjekur. Cdo gje tjeter me lart del se eshte hartim.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per korrektese

        Kristi, respekte. E ke qarë komentin. Ky Hasimja është fiks i papjekur. Ka bere nje hartim prej gjimnazisti. Pastaj deshi me doemos te thoshte qe i ka arritur gjerat vetë. Tregon që e ka pikë te dobet qe ne fakt e ndihmoi Saliu të behej pedagog. U katapultua direkt keshilltar i Saliut ne 2005 me rekomandimin e "dikujt", dhe pastaj pedagog. Duket qe e ka merak. Dhe qe atëhere, nuk u poq dot.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jeniceri

        O djalo ! Degjo dhe pordhet e plakut . Ti nuk je as mish e as peshk. C'e kruan me keto pune, qe duan gangstera te stervitur ne kurset e plepave . Mire je . Dy fjale te mira per Saliun e dy te mira per Ramen . Keshtu po ha gjysma e shqiperise ne kazanin e popullit pa prodhuar azgje .Ja keshtu te keqen xha Temja .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skllavi I Saharase

          Munike , nese Luli te ketheu vetem Tiranen ne te tille , idhulli yt , Edi Rama , ne bashkeveprim dhe harmoni te plote me komunistin vrases , me antishqiptari dhe antiamerikanin me te terbuar se sa dhe vete E. Hoxha , ta ka kthyer Shqiperine Jo ne te tille ( banaliteti eshte prona jote...) , Po ne nje Sahara te frikshme , bosh , ku se shpejti , me keto ritme mizore , mos u cudit kur te shikosh pleq dhe sakate . Sic duket ti je ndonje nga ata gardianet e trekendeshit te Bermudes ... Vazhdo , vigjelo ...!

          Përgjigjjuni
          1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

            O ti Skllav. Pse ke ti idhull Saliun, nuk është e thene qe te tjerët janë idhull Ramën. Neve na ra goja duke thene qe Sali Katunar Komunisti mban Ramën ne pushtet, ti i bie fyellit. Hiq Berishën ti, dhe shikoje si ikën Rama me nje këmbë. Por kur dumbabistet mbajnë Sali Kermen ne krye te PD, edhe njerezit nga e keqja votojnë Ramën. Por ti vazhdo bjeri fyellit dumbabist, se Ramën aty e ke deri ne 2029.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kot se koti ...

            Ermal , shpetimin e Tiranes dhe te kesaj Shqiperise se gjore , nuk e realizon dot me kete gjuhe dhe kete natyre Ala Platon Karatajjev ( Je djale me kulturen dhe Besoj e ke lexuar Tolstoin ...) . Qe te te Besoj I ziu Njeri , duhet te shprehesh qarte dhe prere , me vendosmeri e guxim se je gati ta marresh persiper kete nisme ne perballje me kete estabilshmenti kriminal , me Trekendeshin e Bermudes , me mafien me te pa shpirt ( zgjidh e merr nje nga keto sinonime . Une "Preferoj" kete te fundit ). E di , e tilla ka kosto te larte , prandaj shiko kalidhen ( keshtu keshillojne lebrit ) tende . Per te te ndihmuar : shikoji per pak sekonda tiparet e fytyrave te bermudianeve ! Nese dallon ndonje grime dhimsurie njerezore ( empati perdoret nga "Njohesit " e Shqipes!) , fshij keto qe thash une .

            Përgjigjjuni
            1. X
              XXX

              Meso te lexosh ti , " C'na gjeti me debilet ..." Analfabet !

              Përgjigjjuni
              1. n
                n

                vallahe or teje kushdo qe kandidon perblle te majtes zor se e kalon LANEN.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje