
Më 15 tetor pritet nisja e negociatave me Bashkimin Europian, me hapjen e grupit të parë të kapitujve, ku përfshihen: Prokurimi, Statistikat, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liritë individuale, siguria dhe kontrolli financiar.
Vendimi i marrë nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, nënkupton se procesi i integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, procese që deri më tani kanë qenë bashkë, do të ndahen.
Pavarësisht se RMV zgjidhi problematikat me Greqinë, për shkak të të cilave ndryshoi edhe emrin, nuk arriti të zgjidhë problemet me Bullgarinë, aq më tepër me ardhje në pushtet të qeverisë së re, ku kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se edhe marrëveshjet e deritanishme do të rishikohen.
Mbi këtë fakt ka reaguar ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, i cili mban edhe postin e kryetarit të komitetit të punëve të jashtme.
“Nga ne kërkohet durim. Reaguan të gjitha institucionet. Ne nuk duhet të tregohemi agresivë, sepse taktika e kolegëve tanë nga Maqedonia e Veriut është që të na bëjnë fajtorë. Dua të siguroj popullin bullgar se gjithçka që bëmë në Partinë Popullore Evropiane, në Këshillin e Evropës, në Komisionin Evropian është dëgjuar shumë mirë. Kështu funksionojnë institucionet evropiane. Ata nuk kërcënojnë, nuk bëjnë fyerje, dhe rezultati është se Shqipëria do të ecë përpara, ajo e pranoi pakicën bullgare, dhe kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut duhet të mbajnë pasojat e sjelljes së tyre. Komisioni i Çështjeve të mos sillet emocionalisht, por të sillet në mënyrë pragmatike dhe të arsyeshme. Ndonjëherë ata thonë se hakmarrja shërbehet më së miri e ftohtë. Ne si shtet duhet të ngrihemi dhe të mos ndjekim tonin e ndonjë ministri”, tha Borisov.
Qeveria e Shkupit po i sherben Moskes, kete gje e shikon qarte Europa dhe Amerika. Ky eshte sinjali i pare qe i behet Shkupit te nderroje kursin nga Moska. Shqiperia i meriton mbledhjen e dyte me BE. Progresi ne drejtesi ne Shqiperi eshte i dukshem. Lufta ndaj krimineleve, politikaneve te korruptuar, kunder trafiqeve eshte rezultativ. Keto perparime e mundesuan mbledhjen e dyte per anetaresim ne BE.
Socialistet u nenshtruan ne menyre te turpshme duke ndruar emrin jashte vullnentit te popullit, kur dihet qe Maqedonia eshte rudhur ne Luften e dyte ballkanike, ku Teritorin e Maqedonise se Egjeut u pushtua nga Greku, ndersa Teritori i Maqedonise se Pireut u pushtua nga Bullgari. Bullgaria nuk ka pakica ne Maqedoni, perkundrazi ne Bullgari jetojne maqedones ne krahinen qe permenda me siper dhe nuk eshte fjala per dhjetra mije por per qindra mijra maqedonas. Ne vend qe te ankohet Maqedonia per shkelje te renda ndaj ketij kombi qe ju bene nga Lufta e dyte ballkanike, ndodh e kunderta dhe eshte qesharak edhe fakti qe nje pjese e maqedonasve te Shqiperise ne dalin bullgare. Tani bullgaret kerkojne te pranohet pakice ne Maqedoni dhe te pranohet qe maqedonishtja eshte dialekt i bullgarishtes. Vertet qe gjuhet e sllaveve te jugut kane afersi, por sejcili ka gjuhen e tij. Perfundimisht, duke pranuar pretendimet bullgare humbet Identiteti maqedonas.Populli maqedonas kerkon dhe e ka vendin ne Europe por kure me humbje te identitetit te tij. C'uditem pse nuk ballafaqohen hisorianet dhe me argumenta shkencore ti vene kapak ketij problemi, por na dalin politikanet dhe flasin per historine,kulturen, identitetin e kombeve sipas interesit dhe oreksin e tyre.
Shtyrja e negociatave per Maqedonine ka lidhje me Qeverine e re pro Ruse. Ne kete influence eshte edhe grupi i Partive Shqiptare , ne koalicionin e Qeverise re pro Ruse. Ky ishte hapi i pare ndeshkues, qe qeveria Maqedonise te kthehet nga Amerika dhe Europa, te shkeputet nga influenca Ruse.