Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Ilir Meta: Një humbje e pazëvendësueshme

23 Gusht 2025, 18:30Politika TEMA
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Ilir Meta: Një humbje e

Me një reagim publik, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji.

Meta e cilësoi Zhejin si një intelektual të angazhuar dhe një profesionist brilant, i cili gjatë gjithë karrierës së tij mbrojti vlerat e lirisë së medias dhe parimet e shtetit të së drejtës. Ai kujtoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të Zhejit si bashkëkryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, ku dha një kontribut të çmuar politik e shoqëror.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji.

Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, Zheji udhëhoqi edhe si bashkëkryetar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt.

Është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur dhe në kulmin e pjekurisë jetësore dhe profesionale.

Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve, me të cilët ndaj ngushëllimet e mia më të sinqerta!

I paharruar kujtimi i Tij! Të prehet në paqen e merituar!” – shkruan Meta.

 

2 Komente

  1. L
    LIKJA ME DOR MUNIKA ME VIBRADOR

    DOLI LIKE LOQJA TE PERFITOJ NE OPINIONIN PUBLIK NGA FATEKEQESIA. LIKE VAZHDO BJERI ME DOR OOOO MASKARA OOO NDYRESIR OOOOO COPE MUTI. ATY TE NGORDHESH O VRASES.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salikoqepetulla

      Po mire more Mero qerozi perse I jep hapesire nje hajduti te beje politike nje zhabiku???

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje