Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e pushtetit të PD? - Açka: “Opozita duhet t'i dalë zot detyrës që ka marrë përsipër”

23 Gusht 2025, 11:28Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar me një shkrim të titulluar “Prania e padukshme”, ku shprehet se opozita shqiptare po përballet me një sistem të ngritur në katër vitet e fundit, i cili ka funksionuar vetëm për “matrikullimin e rebelëve, shenjimin, izolimin dhe asimilimin e tyre”.

Sipas Açkës, ky sistem u konkretizua politikisht më 27 korrik 2024 dhe ndikimi i parë u reflektua në zgjedhjet e 11 majit 2025, ndërsa pasoja të tjera do të ndihen në muajt që vijnë.

Deputetja thekson mungesën e rolit të elitës demokrate që ka drejtuar vendin në 35 vitet e fundit: ministra, drejtorë, kryetarë e zyrtarë të lartë që, sipas saj, kanë përfituar privilegje nga demokratët, por sot nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. “Ku janë ata sot, kur demokratët janë keq?”, pyet Açka.

Në shkrimin e saj, ajo thekson se në këtë “sistem heshtjeje” nuk duket sikur ekziston opozita. “Ka kryeministër dhe CEO rajonalë të kompanisë Albania. Nuk e shihni, ndaj thoni se nuk ekziston prania e padukshme. Opozita duhet t’i dalë zot detyrës që ka marrë përsipër”, shprehet deputetja.

Açka shton se nuk synon të marrë përsipër “detyrat e mëdha”, por vetëm të ngrejë zërin për një realitet që, sipas saj, rrezikon të çojë shoqërinë drejt “amnezisë politike”.

"Prania e padukshme

Dje thashë dy fjalë për hallet demokrate. Përcjellja ishte në përgjithësi korrekte. Por, ka prej atyre që i përdorin fjalët e të tjerëve si mish për të uritur. Punë për ta!

Çështja është se në katër vitet e fundit është ndërtuar një sistem dhe në kēto kohë është marrē vetëm me matrikullimin e rebelëve, shenjimin, izolimin, përkashtimin, asimilin e tyre. 

Një bashkëpunim i pastër politik për këtë u bē më 27 korrik 2024. Ndikimi i parë ishin zgjedhjet e 11 majit 2025. Të tjerat vijnë nga shtatori e më pas. 

Kur fola për elitën demokrate, e kisha fjalēn për të gjithë ata që në 35 vitet é fundit kanë qenë ministra, drejtorë, shefa, kryetarë é gjithfarë, që kanë pasur të gjitha privilegjet prej demokratëve, dhe kanē fjalën dhe aksionin e tyre në ditën edhe kür demokratët janë keq. Ku janë ata?

Në këtë sistem heshtjeje, duket sikur nuk ka Opozitë. Ka kryeministër dhe CEO rajonalë të kompanisë Albania. Nuk e shihni, ndaj thoni se nuk ekziston prania e padukshme. Opozita duhet t’i dalë zot detyrës që ka marrë përsipër.

Unë vetëm e përmenda. Nuk mëtoj të bëj detyra të mëdha, se pasagjere e trenit që u kthye në karrocë opozitare, isha. Nuk shoh se ka kush ndonjë përgjegjësi. Nëse themi që nuk ekziston prania é padukshme, ajo do të na asfiksojë një nga një, derisa të shkojmë në amnezi politike.

Foto: Prania e padukshme” Long Phi Tran" - shkruan Açka. 

Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e

3 Komente

  1. V
    Vala

    Posiii! Po I del zot detyres duke akuzuar popullin qe u tregoi vendin. Keto kufoma tani vetem vegjetojne deri ne atrofizim te plote

    Përgjigjjuni
    1. a
      asllani..

      ksaj i duket vetja se ka mend per politike.. kjo eshte nje grua debile.. dhe se kuptova pse e afroi PD e bashes si deputete.. apo mqs shkruan ndonje gje, shto uje e shto miell .. qe edhe te afermit e saj sja lexojne.. Varja.. Mero mesa duket ka miqsi te vjeter me ket prandaj i jep hapsire..

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamuri dhe Albana , gardianë të non gratës .

        Flutra që ka ngelur pa krahë , do të fluturojë por nuk mund ! Të paktën të flasë dhe të mos bëjë sikur shkruan libra , por të thotë troç ato që mendon për politikën dhe rrugaçët e saj , që të ftillojë opinionin demokrat dhe gjithë të interesuarit e saj . Mendimin duhet ta përcjellë saktë , me emër e mbiemër e të mos vijë vërdallë si ajo e shkretë , nëpër brekë . Jo të gjithë e kuptojnë se si e shpreh shqetsimin e saj . Duhet folur me emra dhe përgjegjesi konkrete që të jesh e beseushme .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje