Bashkimi i të gjitha fraksioneve të Partisë Demokratike para zgjedhjeve të 2025 ishte një nga pikat që Luçiano Boçi e cilësoi si tepër të rëndësishme.
Por një ftesë për bashkimin me PD e drejtuar prej Sali Berishës nuk do të shkojë asnjëherë te Lulzim Basha, pasi sipas Boçit ish-kryetari ka vendosur vetë që të largohet përgjithmonë nga kjo forcë politike.
“E kemi sqaruar pozicionin e zotit Basha. Ka zgjedhur vetë zoti Basha që të jetë jashtë PD. Ata që e zgjedhin me vullnetin e tyre deklarativ unë besoj se kanë përcaktuar pozicionin e tyre.
Në politikë nuk ka gjëra që ekzistojnë përgjithmonë, por ka gjëra që njeriu i ka në dorë ti vendosë vetë përgjithmonë. Zoti Basha ka vendosur vetë që përgjithmonë të largohet nga PD, të largohet nga demokratët. Është zgjedhja e tij dhe le të vazhdojë në rrugën e tij”, tha Boçi në emisionin “Ditari” në A2 CNN.
I pyetur lidhur me zërat që tregojnë se ka negociata midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për ta akomoduar këtë të fundit në listën e PD për zgjedhjet e 2025, Boçi e përjashtoi këtë mundësi.
Ai sqaroi se edhe mundësia e inkuadrimit si fraksion duke qenë se Statuti i ri i PD e lejon, nuk mund të shfrytëzohet nga Basha pasi afatet e regjistrimit kanë përfunduar.
“Ishin të gjitha kushtet dhe rrethanat që kushdo mund të regjistrohej si fraksion në PD. Nuk ka një iniciativë të tillë, ajo tashmë duhet të ishte dorëzuar sepse afrohet dhe afati zgjedhor, por unë nuk jam rixhit në përcaktimin tim sepse nuk u nisa nga qëndrimet e mia personale apo politike, por iu referova deklaratave të zotit Basha.
Është ai që ka qenë taksativ në këtë ndarje dhe thjesht po rikujtoj për publikun se nuk është zgjedhja jonë, pasi duket sikur ne nuk e pranojmë, por është zgjedhja e tij, është vetë përjashtuar. Nuk ka pranuar ai domethënë dhe përderisa nuk ka pranuar sigurisht që edhe ne jemi të vendosur të respektojmë vullnetin e tij. Le të vazhdojë rrugën që ka vazhduar deri tani”, sqaroi Boçi.
Keta berishistet qenkan hajvan te medhenj,PS konkyron me gjeneraten e tret,keta koqet e Saliut vazhdojn me paloqen,mulin,mziun,vokshin etj.
DJALI LUL BASHOVICI,KULISH I SALEHKARAXHICIT E RUSEVE....
Berishistet kujtojne se duke bere pazare me disa deputet i fituan zgjedhjet. Ata bejne sikur nuk e dine se ka nje fryme antiberishezem poshte atje ku nuk kerkojne poste e pasuri qe nuk luajne nga llogorja e tyre antiberishizem.
Pirth-pirth se do lirohesh,kush i ha ato .Te gjith me nje kazan hani
Po ku kane turp keta more tu befsha . Salkari ka nevoje qofte edhe per dy vota e per ket eshte gati bashke me tere keta qe i rrine pas t'ja hane kaken Lulit , sikurse edhe Li beri cmos qe Salkari ta merrte pd , me mos veprimet e tij Lul kaka beri qe vula te shkoj tek dhjertorja , po gjoja jane te ndare , po ne fund si Salmari e Luli nga te treja ate te gjatin do fitojne .
Luçi , nuk është bashkuar partia, mos t’ë gënjejë mëndja, jeni bashkuar ju LISTAXHINJTË që prisni me gojë hapur se mos j’u bjerë ndonjë gjë nga kati i 8 të . Sa për Lulin , mos mer përsipër gjërat që s’i ke në dorë , detyrën ndaj BACËS deri nashti e ka kryer me përpikmëri , e faktorizoi duke j’u thënë partnerëve ndërkombëtarë që , unë kam vulën e selinë po Saliu ka partinë dhe si me lezet j’a dha vulën , selinë dhe partinë kështu që në kuadër të DIVERSITETIT , Luli do shpërblehet me një vend të sigurt në lista .
Luçi , nuk është bashkuar partia, mos t’ë gënjejë mëndja, jeni bashkuar ju LISTAXHINJTË që prisni me gojë hapur se mos j’u bjerë ndonjë gjë nga kati i 8 të . Sa për Lulin , mos mer përsipër gjërat që s’i ke në dorë , detyrën ndaj BACËS deri nashti e ka kryer me përpikmëri , e faktorizoi duke j’u thënë partnerëve ndërkombëtarë që , unë kam vulën e selinë po Saliu ka partinë dhe si me lezet j’a dha vulën , selinë dhe partinë kështu që në kuadër të DIVERSITETIT , Luli do shpërblehet me një vend të sigurt në lista .