Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin shqiptarët?

11 Mars 2025, 22:25Politika TEMA
Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin shqiptarët?

Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme.

Përgjigjet në matjen e dytë tregojnë se: 39.1% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste, 27.8% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.

Dhe me radhë si më poshtë, 5.1% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet, 3.9% “Partia Mundësia” 2% “Lëvizja Bashkë”, 1.4% Partia e Lirisë, 1.7 parti të tjera.

Ndërkohë 19% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

Krahasuar me matjet e para politike në janar 2025, matjet e dyta tregojnë sesi ka ndryshuar prirja e votës.

Në matjet e para diferenca ndërmjet atyre qytetarëve që do të votonin PS dhe PD ishte 15.6%, ndërkohë sot në matjet e dyta kjo diferencë është ngushtuar në 11.3%.

Të pavendosurit në të dy matjet kanë mbetur ekzaktësisht në të njëjtin nivel (19%).

Një tjetër lexim në krahasimin e të dy matjeve për prirjen e votës është rënia e PS me 1.4% dhe rritja e PD me 2.9%.

Për sa i përket partive të reja dhe të vogla vihet re një rënie e tyre nga matja e parë në matjen e dytë me përjashtim të një rritje me 0.8% që ka pësuar “Partia Mundësia”.

10 Komente

  1. q
    qimi

    Prill- Maj sondazhit edhe dhipit mos ju ndaj.Kryedorja eshte se EDI dhe PS do marrin mbi 90 mandate.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saliu do beje KM Dumanin pas 11 majit

      Deri ne 11 maj PS do bjere ne 30%, dhe per kete eshte fajtor vetem Rama qe puth bythen e Spakut.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Taulant

      Sondazhe te blera. Partite e reja sipas sondazheve te pavarura jane ne 30%.

      Përgjigjjuni
      1. A
        AS

        11.3 % diference? - Turp! Populli duhet informuar.

        Përgjigjjuni
        1. A
          AA

          Ta kuptoj Rama. Qe kur del kundra drejtesis. Dhe fillon te besh dredha. Njerzit te len shenden. Gabim i madh te ndjeksh te njejten loj te bufit. Dhe te lesh dyshime qe ke bashkpunim me bufin. Njerzit keto nuk ti falin.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Per te ardh keq kush jane 27% qe e mbeshtesin akoma kete parti hale.

            Përgjigjjuni
            1. c
              ce

              Po si ka fytyre perbindeshi i vicidolit qe i jep 4 vende te sigurta spiunit Agush 50 lekesh kur particka e haremit te Jales qe nuk mori asnje bashki ne 14 maj 2023 ka vdekur tashme. Si mund te nxirren nga lista figura te demokrateve te vertete dhe te futen ne lista njerez me integritet zero si e bija e hajdutit te leshelise Xhixho hundpinokja apo Tedi bibiloshi me mish ne hunde qe gergufet si kokbosh e hundpallosh neper ekrane bashke me qypin me mut te foltores Dorian telit barkderrin. Eshte turpi i botes.

              Përgjigjjuni
              1. s
                shelegura

                Pr Edi Ramen do votaja

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Turp te votoshe kriminelet !

                  Une sjam duke Votuar asnje Parti... zgjidhja ime normal si cdo njeri zgjidhjen e vete.. Por qe kure lexoje ketu qe PD partine me kriminele qe shkateroi nje popull te tere ! dhe ka akoma Votues qe e Votojne ! qe dihet Boterisht qe jane kriminele dhe miliardere me vjedhjet dhe me shitjen e shqiperise....them : Zote paske patur dhe ke te drejte qe keta e meriotojne dhe Fehrrin ! qe jua ke dhuruar tere jeten ketyre...por fatekeqesisht per ate pjese qe jane te pafajshem.... dhe jetojne ne varferi.... se kriminelet e partive jane bere miliardere....dhe per popullin ethejshte as qe i ruhet fare..Shqiperia behet vetem nese lindin ne cdo 5 vite Herojne te rinje.....

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Turp te votoshe kriminelet !

                    Une sjam duke Votuar asnje Parti... zgjidhja ime normal si cdo njeri zgjidhjen e vete.. Por qe kure lexoje ketu qe PD partine me kriminele qe shkateroi nje popull te tere ! dhe ka akoma Votues qe e Votojne ! qe dihet Boterisht qe jane kriminele dhe miliardere me vjedhjet dhe me shitjen e shqiperise....them : Zote paske patur dhe ke te drejte qe keta e meriotojne dhe Fehrrin ! qe jua ke dhuruar tere jeten ketyre...por fatekeqesisht per ate pjese qe jane te pafajshem.... dhe jetojne ne varferi.... se kriminelet e partive jane bere miliardere....dhe per popullin ethejshte as qe i ruhet fare..Shqiperia behet vetem nese lindin ne cdo 5 vite Herojne te rinje.....

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje